Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Top Story/ Paga mesatare është 52 mijë lekë në muaj, ndërkohë në Tiranë nuk ka apartamente me 52 mijë lekë/m2

Në një ekonomi tregu kërkesa dhe oferta janë të lidhura me njëra tjetrën dhe janë pikërisht ato që përcaktojnë çmimin. Por me sa duket në sektorin e ndërtimit në vendin tonë nuk ndodh kështu. Kullat që po ndërtohen janë me çmime shumë të larta. Nëse i referohemi të dhënave zyrtare të INSTAT vetëm një 5% i të punësuarve në Shqipëri kanë pagë mbi një mijë euro. Pra, janë shumë pak blerës real në krahasim me kullat që po ndërtohen.

"Duke u nisur nga burime zyrtare nga të ardhurat në Shqipëri, një pjesë shumë e vogël e popullsisë diku te 5% merr më shumë se një mijë euro në muaj. Duke u nisur nga këto të ardhura do të duhet të punojnë 100 vjet për të blerë shtëpi", tregon Ornela Liperi, eksperte ekonomie.

"Tregu në fakt ofron një shumëllojshmëri banesash nga pikëpamja e cilësisë , vendndodhjes dhe e çmimit. Ka apartamente që janë në vendet e zgjedhura dhe më të mira dhe sigurisht janë të kufizuara dhe çmimin e kanë më të lartë. A është ky një çmim që do i përgjigjej kushteve të të ardhurave tona? Nuk bëhet fjalë që mund të jetë me të ardhura por sa kohë ka një kërkesë dhe apartamentet shiten, kjo do të thotë që kërkesa dhe oferta janë përputhur.", tregon Spiro Brumbulli, Sekretar i Shoqatës së Bankave.

Pjesa më e madhe e apartamenteve të shtrenjta, nga informacionet që kam unë shiten me para kesh. Nuk ekziston aq shumë popullsi që do të arrijë të blejë një shtëpi që kushton 300 mijë euro apo 400 mijë euro. Këtu shohim se kemi futjen e parasë informale siç e kishim te ndërtimi e kemi edhe te blerja. Një dukuri që ndodhi vitin e fundit ishte që pati një rritje shumë të lartë të çmimit. Rritje e çmimit nuk justifikohej as nga rritja e kërkesës dhe as nga kushtet e tjera. Ne kemi një rritje të pagave që është 2apo 3% në vit që duke e krahasuar me inflacionin që është 2% është se ti ke kaq vjet që nuk ke një rritje page. Nuk ke rritje të mirëqenies dhe vazhdon të jesh vendi më i varfër i europës", tregon Ornela Liperi, eksperte ekonomie.

Një paradoks tjetër që shoqëron sektorin e ndërtimeve lidhet edhe me pagën mesatare në Shqipëri. Ndërkohë që çmimet e shtëpive rriten në Tiranë, paga mesatare nuk i justifikon blerjet që bëhen me çmime mbi 2000 euro metri katrorë.

Sipas të dhënave të INSTAT paga mesatare nuk i kalon 52 mijë lekë.

"Është e habitshme se kush i gjen dhe kush i ka kaq shumë lekë që të blej, se nuk janë pak por janë shumë. Nuk dihet se si ato shiten dhe ka akoma kërkesa për të ndërtuar duke ndërhyrë në nivele shumë të larta për të ndërtuar akoma se ka kërkesa. Ç?ka do të thotë që ky lekë vazhdon të ekzistojë dhe e kanë disa njerëz", tregon Armand Vokshi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore