Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Top Story/ Çmimet në stratosferë, në kullat e Tiranës shitet një parkim mbi 40 mijë euro dhe një dyqan mbi 1 milion euro

Çmimet shumë të larta për blerjen e banesave, apartamenteve apo garazheve janë në disnivel të lartë me të ardhurat që kanë shqiptarët. Por pavarësisht kësaj vijon të ndërtohet dhe në të njëjtën kohë nuk ka ulje të çmimeve.

"Rritja e çmimeve ka qenë e nxitur nga paraja informale që ka hyrë , nga pastrimi i parave. Tani 200 -300 euro ka qenë e rritur për metër katror thjesht për përdorimin e burimeve të panjohura financiare", tregon Ornela Liperi, eksperte ekonomie.

Po marrim një shembull të thjeshtë për të kuptuar se sa e vështirë është të bëhesh sot pronar i një banese, dyqani apo garazhi. Gjithmonë nëse flasim për njerëz që çdo gjë e kanë fituar konform ligjeve.

Le të shohim një nga çudirat që ndodh në Shqipëri, për të kuptuar se me çmimet që po operohet konkretisht nuk ke interes të blesh. Kryeqyteti ka problematikë sa i përket parkimit të makinave. Është e vështirë të gjesh parkim dhe nëse disponon një makinë gjëja e parë që të shkon në mendje është të blesh një garazh.

Të blesh një grazhd në një nga zonat e preferuara të Tiranës, kushton 40 mijë euro. Ky është një çmim tërësisht abuziv, që nuk e justifikon blerjen dhe mbi të gjitha nuk ka efiçencë në blerje. Pra, nëse një qytetar do të paguaj një post parkimi me pagesë mujore, që shkon rreth 10 mijë lekë në muaj, do të duhen mbi 50 vjet për të shlyer investimin e kryer për grazhdin.

Ambiente që jepen për zyra dhe dyqane gjithashtu kanë një çmim shumë të lartë. Edhe nëse je biznes nuk të intereson referuar logjikës ekonomike që të "murosësh" kaq shumë para për të blerë një dyqan. Çmimet e dyqaneve dhe të zyrave në qendrat tregtare janë në shifra marramendëse.

"Pjesa më e madhe e tyre janë me një deri në katër të punësuar, kështu janë rreth 90% e bizneseve. Këto kanë të ardhura minimale dhe janë për mbijetesë, pra kush do ti blejë gjithë këto zyra? Të blesh një zyrë 10 mijë euro metri katror, 100 metra kushtojnë një milionë euro. Dhe nga ana logjike e biznesit nuk shkon. E gjithë kjo fryrje e tregut nuk po justifikohet nga kushtet normale të tregut", tregon Ornela Liperi, eksperte ekonomie.

Nëse sot një biznesmen ka 1 milionë euro me kesh apo me kredi, atëherë përse duhet të investojë në një dyqan 100m2, ndërkohë që me aq para mund të ndërtoj një pallat të tërë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore