Kosova drejt fitorës së betejës me koronavirusin, ja shifrat pozitive

Një lajm i mirë vjen dhe nga Kosova, ku brenda 24 orëve është shënuar vetëm një rast pozitiv me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se u kryen 221 teste për sëmundjen Covid-19.

“Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Rahovecit 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rahovec)”, është thënë në njoftim. Ndërkohë, 15 persona mësohet se janë shëruar nga koronavirusi.

Kujtojmë se edhe sot në vendin tonë u shënua 1 rast pozitiv me COVID-19.

Komunikata e IKSHPK:

“PESËMBËDHJETË TË SHËRUAR DHE NJË RAST ME COVID-19!

Sot më 19 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 211 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Rahovecit 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rahovec).

Sot më 19 maj 2020, janë shëruar 15 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 769 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 19 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 989 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.952.228 raste të COVID-19 dhe 323.009 raste të vdekjes”

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.