Serie A mund të shtyhet, qeveria italiane nxjerr një dekret që e komplikon situatën

Seria A mund të rinisë më 20 qershor, nisur nga dekreti i firmosur nga kryeministri Giuseppe Conte. Sipas dekretit, ndalohet çdo veprimtari sportive të paktën deri me 14 qershor.

“Janë të ndaluar ngjarjet dhe veprimtaritë sportive të çdo disipline, qoftë në vende publike ashtu dhe në ato private”, thuhet aty.

Nisur nga kjo, për të nisur më 13 qershor, siç e kishte vendosur Lega e Serie A, duhet një leje e veçantë që mund të vijë në rast se nuk do të ketë vatra të tjera infektimesh.

Duket se qeveria pret të dhëna të tjera rreth infektimeve dhe nëse çdo gjë do të shkojë mirë, do të modifikojë dekretin. Zvarritja mund të bëjë që të shkohet nga 13 qershori më 20 qershor dhe kjo do të ishte e pashmangshme nëse nuk do të gjendej një marrëveshje për stërvitjet në grup.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.