Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Bojkoti/ Hajdari dhe Gjiknuri "mblidhen" pa opozitën, ngec Reforma Zgjedhore

Bashkëkryetarët e tryezës së për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari u paraqiten sot për të diskutuar për Reformën Zgjedhore, por mbledhja nuk u zhvillua pasi opozia jashtëparlamentare e bojkotoi.

"Ata nuk janë më mbledhje dhe kjo është një ngjarje fatkeqe. Mendoj se progresi i Reformës Zgjedhore nuk duhet të kushtëzohet nga ngjarje të tjera. Reforma u ndërpre njëherë gjatë pandemisë dhe tani duhet të ndërpritet sërish për shkak të mungesës së opozitës. Unë i bëj thirrje opiozitës që të marirn përgjigjesitë e tyre dhe të bashkohen në tryezë, pranda unë i mirëpres", tha Gjiknuri.

Palët kishin rënë dakord për t’u mbledhur për reformën zgjedhore, por ditën e djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas mbledhjes në selinë blu, i pyetur se a do të ketë reformë zgjedhore sot, Basha u shkurt “Jo nuk do të ketë”.

PD e LSI pritet t’i bashkohet sot protestës së organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në orën 16:30, ndërsa Basha e Kryemadhi kanë theksuar se do të jenë në mbështetje të tyre.

[gallery ids="1054517,1054514,1054520,1054515,1054516,1054524"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore