Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Shuhet aktori i serialit televiziv që ka lënë gjurmë edhe tek mijëra shqiptarë

"Babai im vdiq në paqe natën e kaluar në moshën fantastike 86 vjeç. Ai ishte në lëvizje, punonte dhe na ka bërë të lumtur deri në fund. E kemi dashur kaq shumë. Do na mungojë gjithmonë shumë".

Me këto fjalë, vajza e Fred Willard, njofton vdekjen e babait të saj. Aktori dhe komediani ka luajtur në shumë role mes të cilëve atë të John Forester në filmin e famshëm "Beautifil" dhe kishte marrë pjesë gjithashtu edhe në "Modern Family", ku luante rolin e Frank, babai i protagonistit Phil Dunphy.

Në filmin "Beautiful" Fred ka interpretuar vëllain e Eric Forester dhe babain e Ivy për një vit, nga 2014 në 2015 dhe menjëherë pas kësaj e la serialin. Në të shkuarën nga 2003 në 2005, për rolin e tij në "Të gjithë e duan Raymond" ai mori plot tre herë kandidaturën për çmimin Emmy, si aktori më i mirë në një serial komedie, në 2010 ai ishte sërish kandidat falë rolit të tij në "Modern Family". Nga kinemaja në televizion gjatë karrierës së tij ai ka marrë pjesë në më shumë se 300 role.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore