“Nuk ka as punë e as para”, Oriola Marashi qan hallin e madh që e ka zënë (FOTO)

Gjatë kësaj periudhe pandemia, shumë njerëz kanë mbetur të mbyllur në shtëpi, në pamundësi për të shkuar në punë.

Madje edhe shumë këngëtarë, DJ apo modele kanë mbetur pa punë gjatë kësaj periudhe.

Së fundmi modelja shqiptare, Oriola Marashi, ka publikuar në “Instastory” një koment të një personi që mesa duket ushtron profesionin e Dj-t.

Ai shkruan: “Të gjithë Dj-t dhe modelet do të mbetën trokë në 2020-ën pasi nuk ka as punë dhe as para” duke e shoqëruar komentin me të qeshura.

Oriola ka vendosur që këtë koment ta postojë në profiling e saj dhe krahas saj shkruan: “Shpresoj që jo”.

“Më kuptoni?”, shkruan sërish ajo, duke e shoqëruar me emoji të qarash.

Ndërkohë kujtojmë se Marashi është karantinuar së bashku me partnerin e saj, futbollistin e njohur Eros Grezda.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.