Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Oligotender në KESH, kompanitë e sigurimit bëhen bashkë për të eleminuar garën

Gazeta Shqip ka siguruar dokumentet e një tenderi që ka realizuar në kulmin e pandemisë Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, KESH. Ky institucion ka zhvilluar një tender për të siguruar punonjësit e tij në të gjithë Shqipërinë. Deri këtu brenda procedurave të rregullta ligjore. Por, çudia vjen në momentin e realizimit së tenderit. Në një situatë normale, çdo firmë private duhet të konkurojë që të fitojë tenderat, duke ofruar më pak sesa çmimi i ofruar nga institucionet publike.

Por, në rastin e KESH ndodh krejt e kundërta. Kompanitë që morën pjesë në këtë tender janë bashkuar, duke i marrë Koorporatës qindarkën e fundit. Kompanitë kanë preferuar që të ndajnë "tortën" e majmë shtetërore. Dhe, në këtë rast, të humbur janë taksapaguesit shqiptarë, pasi mungon efiçenca në menaxhimin e fondeve publike.

Duke hulumtuar dokumentet e këtij tenderi, SHQIP ka mësuar se KESH para pak javësh ka hapur procedurën me objekt "sigurimi i shëndetit dhe sigurimi nga aksidentet personale të punonjësve të KESH sh.a". Fondi për këtë megatender ka qenë plot 143.132.724 lekë pa TVSH (me TVSH rreth 1.5 mln euro).

Sipas dokumentit të vetë KESH, në këtë tender kanë marrë pjesë pothuajse të gjitha kompanitë e sigurimeve në Shqipëri. Ato janë bashkuar në një të vetme duke eleminuar garën. Ky tender është zhvilluar në kulmin e pandemisë dhe zhurmës për tenderat "sekretë" të Ministrisë së Shëndetësisë, për të cilën SPAK ka nisur një hetim.

Kompanitë e sigurimeve kanë shfrytëzuar momentin dhe kanë krijuar një procedurë të njohur si oligotender. Më saktësisht, sipas dokumenteve, 1.5 milionë euro janë ndarë mes "SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP", "SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA" SH.A, "SICRED" SH.A dhe "INSIG" SH.A.

Megjithëse dokumentet e KESH e specifikonin se marrëveshja do të kryhet midis 1 operatori fitues, në këtë rast janë 4 firma, të cilat për t'i marrë shtetit qindarkën e fundit, nuk garojnë me njëra tjetrën.

Burimi i financimit të këtyrë të ardhurave kanq qenë fondet e vetë KESH, ndërsa kontrata do të realizohet në një afat 3 vjeçar. Në fund, për ironi, KESH citon në dokument se fitues shpallet "çmimi kë i ulët". Kush ka qenë çmimi më i ulët në këtë rast? Me siguri, pyetjes mund t'i përgjigjen drejtuesit e KESH që lejuan që të bëhej një tender i tillë, apo lejuam që dokumentet të favorizonin pikërisht këtë oligotender.

Rast i përsëritur

Oligotenderi është forma më e dyshimtë e një procedure tenderimi në vendin tonë. Ligji i Prokurimit Publik vitet e fundit ka pësuar një ndryshim, duke e lënë evasive këtë rregullim, për t'u lënë hapësirë autoriteteve kontraktore që të zgjedhin mënyrën e tenderimi, pra me garë ose jo.

Vetë koncepti i një gare në një prokurim publik, ka të bëjë me konkurimin e disa kompanive dhe shpalljen fituesin me ofertën më të mirë. Por oligotenderi eleminon menjëherë garën. Në shumicën e rasteve, operatorët ekonomik bëhen bashkë për të ndarë fitimet dhe askush nuk guxon të futet në garë, pasi praktikisht e ka të humbur.

Kompanitë e sigurimit janë ato që kryesisht zhvillojnë formën e oligotenderit. Njësoj si në rastin e KESH, gazeta SHQIP raportoi në nëntor të vitit 2019, për një tender të Ministrisë e Mbrotjes për sigurimin e helikopterëve, me vlerë 1 milionë euro.

Asokohe, në tender u ftuan të gjitha kompanitë e sigurimit që të garonin. Por në vend që ato të paraqisnin secila ofertën e saj duke garuar mes tyre, këto kompani u bën bashkë dhe krijuan një bashkim operatorësh.

Gara u eleminua dhe tenderi i majmë u fitua me 98% të parave nga ky bashkim operatorësh. Ky është rasti më tipik i oligotenderit.

Burime nga ministria e Mbrojtjes thanë për Gazetën SHQIP se ligjërisht nuk mund ta anulonin këtë tender. Por, si Autoritet kontraktues, kjo Ministri mund të vendoste disa kritere, ku më kryesorja ishte me patjetër një garë mes kompanive të sigurimit.

[gallery columns="1" ids="1052491,1052492"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore