Sulm kibernetik në Maqedoninë e Veriut ndaj Top Story, për dokumentarin “Trimat e Kumanovës”

Emisioni investigativ Top Story denoncon sulmin kibernetik ndaj dokumentarit “Trimat e Kumanovës” që i të datës 12 Maj, kutrajtoi betejën e 9 Majit 2015 në Kumanovë. Dokumentari ekspozoi me detaje të pathëna dhe kurthin e ngritur ndaj ish ushtarëve të UÇK-së dhe përplasjes me forcat speciale maqedonase, ku u shkrumbua totalisht Lagja e Trimave, e banuar kryesisht nga shqiptarët.

Menjëherë pas shfaqjes së dokumentarit, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është bllokuar aksesi i kësaj video. Qindra qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë dërguar mesazhe në redaksinë e Top Story për këtë problematikë.

Fillimisht kjo video u bllokua që të mos shihej nga asnjë qytetar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa më pas është bllokuar vetëm për shfaqjen e dokumentarit nga profili i faqes Top Story në Top Story.

Sipas informacioneve, raportohet se nga IP të ndryshme, është bërë një sulm i organizuar duke i bërë “Report” dokumentarit të Top Story për të pamundësuar aksesin në Youtube në Maqedoninë e Veriut, nga faqja e Top Story në Top Channel.

Sulmi i paprecedentë duket se fsheh shqetësimin e madh për informacionet e forta që u publikuan në atë dokumentar lidhur me vdekjen e dyshimtë të luftëtarëve shqiptarë por edhe policëve maqedonas, sipas një skenari të shërbimeve sekrete të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë dokumentar, Top Story për herë të parë transmetoi një intervistë nga burgu me një prej drejtuesve kryesorë të grupit, Muhamet Krasniqin i njohur si Komandant Malisheva.

Ai rrëfeu se si grupi shkoi për të luftuar për të drejtat e mohuara të shqiptarëve, por u futën në kurth nga plitika she shërbimet. Po ashtu, Malisheva zbuloi në intervistën për Top Story se autoritetet e Maqedonisë inskenuan vetëvrasjen e tij, si pjesë e një skenari për eliminimin fizik.

Në këtë dokumentar, Top Story zhvilloi intervista edhe në Kumanovë ku u trajtuan problemet e shumta sociale të shqiptarëve që nga diskriminimi, papunësia, e deri te largimi nga trojet e tyre.

Top Story fton qytetarët, që të shohin dokumentarin duke hyrë direkt në kanalin e Youtube dhe të kërkojnë me titullin “Trimat e Kumanovës”. Vetëm në këtë formë mund të shihet për momentin, deri sa ky problem të zgjidhet nga webmasterat e Top Channel.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.