Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Koronavirusi na tregon se është koha të rimendojmë gjithçka

Mendojeni pak t`ia përmendni pak Uilliam Shekspirin një të diplomuari dhë të zbuloni se nuk ka dëgjuar kurrë për të! Nuk do t`i besonit veshëve!  Por është e zakonshme dhe e pranueshme sakaq të mos dinë se çfarë është një vertebror, apo të mos jenë në gjendje të bëjnë dallimin mes një insekti dhe merimanges. Askush nuk ndihet në siklet kur një person "i arsimuar" nuk mund të japë dot as shpjegimin më të thjeshtë për efektin serë, ciklin e karbonit apo të ujit, ose si formohet toka.

Të gjitha këto, janë njohuri po aq themelore sa të dish se Shekspiri ishte ai shkrimtari i shkëlqyer anglez. E megjithatë, injoranca për çështje të tilla kaq "tokësore", ndonjëherë duket sikur vishet në trup si " bexhë sofizmi". Unë e adhuroj Shekspirin, dhe besoj se bota do të ishte një vend më i varfër dhe më i trishtuar pa të.

Por ne do të mbijetonim. Për dallim, çështje mbi të cilat shumë njerëz jetojnë në injorancë, mund të jenë vërtet për jetë a vdekje. Nuk fajësoj askënd për faktin që nuk di. Ky është një dështim kolektiv: një humbje rrënuese në arsim, e krijuar për një botë në të cilën nuk jetojmë më. Mënyra se si jemi mësuar na mashtron mbi atë cfarë jemi në të vërtete, dhe ku qëndrojmë. Në një epokë ku duhet urgjentisht të bashkëpunojmë, ne brumosemi më idenë e suksesit individual dhe konkurencës më të tjerët.

Qeveritë na thonë se qëllimi i arsimit është të ecim përpara njerëzve të tjere, ose në nivel kolektiv, përpara kombeve të tjera. Suksesi i universiteteve matet pjesërisht nga pagat fillestare të të diplomuarve të tyre. Por askush nuk e fiton garën njerëzore.

Ajo që ne inkurajohemi ta shohim si sukses ekonomik, në fund do të thotë shkatërrim planetar. Një numër i madh njerëzish tani e refuzojnë këtë qasje të të nxënit. Një studim i publikuar këtë javë tregon se gjashtë në 10 persona në Mbretërinë e Bashkuar dëshirojnë që kur të dalim nga pandemia, ekzekutivi të shohë me prioritet shëndetësinë dhe mirëqënien e njerëzve përpara rritjes ekonomike.

Ky është një nga rezultatet më shpresëdhënëse që kam parë ndër vite. Unë besoj se arsimi duhet të funksionojë jashtë sfidave dhe qëllimeve tona kryesore. Kjo nuk do të thotë se duhet ta harrojmë Shekspirin apo mrekullitë e tjera të artit dhe kulturës, por se çështjeve thelbësore për mbijetesën tonë në vazhdimësi u duhet dhënë pesha që meritojnë.

Gjatë izolimit, unë vetë bëra dicka të cilën e ëndërroja prej shumë kohësh : eksperimentova me "edukimin ekologjik". Nuk ishte e lehtë, e nuk mund të them as se " qëllova drejt e në shenjë". Ashtu siç e kanë zbuluar kushedi sa prindër, ka një arsye përse njerëzit i nënshtrohen vitesh të tëra arsimimi të specializuar përpara se të kualifikohen si mësues.

T`i bindësh fëmijët të të shohin në një moment si prind, e në tjetrin si mësues, është sfidë e madhe. Por funksionoi me vajzën time tetë vjecare dhe shoqen e saj nëntë vjece, dhe kështu nisa të zbuloj se ëndrra ime nuk është dhe aq për të qeshur.

Nuk po flas për mësimin e ekologjisë si lëndë më vete, por për diçka më thelbësore: vendosjen e ekologjisë dhe sistemeve të Tokës në zemër të mësimit, ashtu sic janë ato në zemër të jetës. Mund ta studioni në shtëpi apo në park. Nuk ka asgjë radikale tek gjërat që mësojmë: është thjesht çështja të vihet më shumë theksi tek ajo cfarë është më e rëndësishme.

Tani, në këtë situatë, mbase, kemi mundësinë ta rimendojmë  të gjithë bazën e arsimit. Siç theksojnë autoritetet lokale në Skoci, të mësuarit në natyrë mund të jetë mënyra më e mirë për t'i rikthyer fëmijët në shkollë, pasi kjo lejon distancimin fizik, e kështu, mund të angazhohen sërish me botën e gjallë. Kjo është koha për një "Reset" të shkëlqyer. Le ta përdorim për të ndryshuar mënyrën si e shohim veten dhe vendin tonë në Tokë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore