Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Ulen të ardhurat, fitimi i sistemit bankar bie me 72% në tremujorin e parë

Fitimi i sistemit bankat ka shënuar një rënie të fortë në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, e cila i raporton të dhënat sipas standardeve lokale të kontabilitetit, bankat raportuan një fitim prej rreth 1.4 miliardë lekësh në janar-mars 2020, me një rënie prej 72% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i ulët i fitimeve që prej 7 vitesh (tremujori i parë 2013).

Tre janë arsyet që kanë çuar në rënien e fitimeve. Së pari, ka një rënie të të ardhurave jo nga interesi, ndërsa ato nga interesi ishin pothuajse të pandryshuara. Si rrjedhojë, të ardhurat bruto ranë me rreth 8%, duke zbritur në 12 miliardë lekë (me rënie 1 miliardë lekë).

Së dyti, rritja e shpenzimeve për provigjione (+2 miliardë lekë), kryesisht si rrjedhojë e provigjionimeve për kreditë e humbura. Kreditë quhen të humbura kur nuk kthehen për më shumë se një vit dhe kur kanë kaluar në proces përmbarimi, edhe nëse afati në vonesë është më pak se një vit.

Bankierët pohojnë se kreditë që u ristrukturuan duke filluar nga muaji mars nuk përfshihen si problematike për marsin. Por, nëse në qershor nuk paguajnë, atëhere fillon procesi i klasifikimit dhe provigjionimit sipas rregullores për të gjitha kreditë.

Së treti, shpenzimet jo interesi u rritën me 8% (+643 milionë lekë)

Si rrjedhojë, kjo ka çuar në rënien me fitimeve me 3. 6 miliardë lekë, ose rreth 72% më pak.

Rënia e fitimeve ka përkeqësuar dhe treguesit e tjerë të rentabilitetit. Kthyeshmëria nga aktivet zbriti në 0.9% në tremujorin e parë 2020, nga 1.5% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa kthimi nga kapitali ishte 7.85 për tremujorin e parë, nga 14% të njëjtën periudhë të 2019-s./ Monitor

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore