Top Story/ Lufta në Kumanovë, Vuçiç dërgoi 500 forca ushtarake në kufirin Serbi-Maqedoni

Tensioni po ndihej në gjithë rajonin. Kryeministri serb i atëhershëm Aleksandër Vuçiç,sot president i këtij vendi, urdhëroi dislokimin e rreth 500 forcave ushtarake në kufirin Serbi-Maqedoni. Të njëjtin veprim ndërmori edhe kryeministri bullgar në kufirin me Maqedoninë e Veriut. SHBA-BE reaguan me shpejtësi duke bërë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje.

Tirana zyrtare, e konsideroi të papranueshme përkufizimin e personave të armatosur sipas etnisë, që në fakt, përbënte strategjinë e qeverisë së Gruevskit për orientimin drejt një konflikti etnik.

Nga ora në orë situata po përshkallëzohej dhe thuajse gjithë lagja e shqiptarëve ishte në flakë. Pjesëtarët e grupit vihen në kontakt me kreun e Bashkimit Demokratike për Integrim Ali Ahmeti. Telefonata e parë është bërë rreth 5 orë, pasi në Lagjen e Trimave kishin nisur luftimet. Vetë Ahmeti, e ka pranuar bisedën telefonike pak ditë pas zhvillimeve në Kumanovë.

“Vjen një thirrje në telefon dhe  dëgjoj: tha o të lutem ndihmona se jam brenda këtu, në luftime. Po çfarë të ndihmoj unë tani? Na hap rrugë të ikim se kemi gabuar dhe kurrë se bëjmë këtë gabim. Unë s’mund ti përgjigjem kërkesës tuaj të hap korridor, as të hy në biseda se mund tu vrasë dikush dhe u vret në besë tim”, ka rrëfyer në Alsat Tv Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, me 14 maj 2015

Deri më sot, ky ishte version i vetëm që kishim dëgjuar për këtë telefonatë. Për herë të parë, ka dhënë detaje edhe një prej pjesëtarëve të palës tjetër. Muhamet Krasniqi, zbulon për Top Stoy se ai ka qenë dëshmitar i kësaj bisede.

“Mirsadi ka kërkuar me hap një korridor ose armëpushim, Ahmeti ka thënë që po bej çmos por llogarit që është shumë e vështirë edhe nuk u zë besën atyre edhe nëse hap korridor”, tregon për Top Story Muhamet Krasniqi, Pjesëtarë i grupit të Kumanovës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.