Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Top Story/ Komandant Malisheva: Ne u dorëzuam në Kumanovë, pas telefonatës me Ali Ahmetin

Largimi nga zona e luftimeve ishte i pamundur. Për grupin e Kumanovës zgjidhja e vetme mbetej dorëzimi, ose asgjësimi i plotë. Ata ishin në kurth dhe nuk kishin asnjë rrugëzgjidhje. Në këtë moment, paraqitet opsioni i dorëzimit.

"Asnjëherë s?kërkova të dorëzohen, vet e paraqitën opsionin e dorëzimit", ka rrëfyer në Alsat Tv Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, me 14 maj 2015

"Mirsad Ndreca ka biseduar gjithë kohës me Ali Ahmetin e ka kërkua një armë pushim me mbrojt civilët", tregon për Top Story Muhamet Krasniqi, Pjestarë i grupit të Kumanovës.

Ndërkombëtarët u vunë në lëvizje për të ndërmjetësuar armëpushim mes palëve dhe dorëzimin e grupit. Në orët e pasdites, u raportua se ishin evakuuar të gjithë civilët.

Forcat speciale maqedonase po përgatiteshin për ofensivë finale duke sulmuar banesat deri edhe me artileri. Raportimet për numrin e viktimave dhe të plagosurve ishin kontradiktore. Policia maqedonase kishte njoftuar për 5 efektivë të vdekur dhe disa nga grupi i armatosur.

Me ndërmjetësimin e OSBE-së, rreth orës 18 të pasdites dorëzohen 22 pjesëtarë të grupit. Autoritetet maqedonase u kujdesën të japin mesazh force duke shpërndarë imazhet e gjunjëzimit të luftëtarëve shqiptarë disa të lidhur me pranga, e disa me fasheta plastike. Mes të arrestuarve shquhet edhe Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli. Ai njihej si veteran i luftës së vitit 2001 në Maqedoni, së bashku me Mirsad Ndrecën, Beg Rizajn dhe të tjerë pjesëtarë të grupit.

Pjesa tjetër e grupit ndodheshin ende në këtë banesë që sot është e rikonstruktuar.

"Ju them me sinqeritetin më të madh se në ditën kritike, para mëngjesit kur na kanë sulmuar nuk kanë hyrë për të na arrestuar por për të na ekzekutuar", tregon për Top Story Muhamet Krasniqi, Pjestarë i grupit të Kumanovës.

Kjo duket të ketë qenë edhe arsyeja kryesore e refuzimit të komandant Malishevës për tu dorëzuar.

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së 9 Majit, Ndreca ka telefonuar edhe njëherë liderin e BDI-së Ali Ahmeti. Nga krahu tjetër i telefonit në fakt është përgjigjur shefi i kabinetit në këtë parti Artan Grubi.

"Dhe Artani pyet: pse mo burrë su dorëzove, aman se u dogjëm të gjallë tani, e pyeti Artani kush si e ke emrin: Tha Muhamet Krasniqi. Sa vetë jeni, tha jemi 5 vetë apo 4. A ka të vrarë tha ka 4 të vrarë e një i vetëvrarë. Dhe bëm përpjekje të lidhemi me ministrin e brendshme", ka rrëfyer në Alsat Tv Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, me 14 maj 2015 

"Gjatë fundit, kur ishte në përfundim lufta Mirsadi më ka dhënë telefonin e atë bisedë e kam bërë me Artan Grupin, se kam ditë kush ishte, isha i plagosur e më dha telefonin, për punë dorëzimi ishte kjo por ata nuk donin të dorëzoheshim, donin të na vrisnin", tregon për Top Story Muhamet Krasniqi, Pjestarë i grupit të Kumanovës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore