Top Story/ Historia e Limanit nga Kumanova: Ne nuk kemi përdorur armë, por banesa ime u bë shosh nga plumbat

Kjo banesë e shkatërruar bie në sy sapo futesh në lagjen e shqiptarëve. Ajo i përket Liman Lutfiut. Ai na tregon se kurrë në jetë nuk ka përdorur armë por mëngjesin e 9 majit të vitit 2015 banesa u shkatërrua nga të shtënat që vinin nga të gjitha anët.

“Veç kur kanë kërcit plumbat, kanë ardhur për mbi shtëpi kur kanë gjuajtur, i kam quajtur muurmurima në saba, jam dorëzuar në polici e kështu. Unë t’ju kallëzoj drejtën jam hutuar krejt, skam dit se ku jam”, tregon Liman Lutfiu, Babai i Irfan Lutfiut

Djali i Limanit, Irfanii cili të gjithë në zonë e njohin si berber, është një prej të dënuarve nga gjykata. Ai është akuzuar se ka ndihmuar grupin e armatosur.

“S’ka pas ç’ka me i ndihmu, s’ka pas kapital ç’ka me i ndihmu me një brisk berberi. Djali im është në burg për lagjen e trimave, është i pafajshëm, kjo shtëpi është e imja, ai s’ka pas as shtëpi asgjë, te unë ka banuar. E kanë dënuar kështu si  terrorist siç thonë”, tregon Liman Lutfiu, Babai i Irfan Lutfiut

5 vite më parë, familjes Shabani në këtë rrugicë iu shkrumbuan 3 banesa. Sot, ato janë rindërtuar, por kujtimet e asaj dite nuk zbehen dot.

“Kur kam ardhur që u lirua rruga pashë krejt shkrumb, trishtim i madh. Banesa  dëmtua? Krejtësisht e djeg, 100 %.Fëmijët janë me trama, ky ka qen 2 vjet, tjetri 4, njëri 5, fëmijët, e kujtojnë si ngjarje? E kujtojnë si jo, ku është ajo shtëpija tjetër thonë s’ishte më e mirë, dhoma që kemi pas”, tregon Xhevrije Shabani, banore e Kumanovës.

Në Lagjen e Trimave, nuk kanë shumë dëshirë të flasin për atë ditë. Por, shqiptarët aty, të gjithë mbështesin veprimet e Grupit që sot vuan dënimin në burgjet e Maqedonsië së Veriut.

Në Kumanovë jetojnë më shumë se 25 mijë shqiptarë, apo thënë ndryshe, më shumë se 30 % e popullsisë së krahinës. Ajo që ka ndodhur ndër vite edhe në këtë krahinë është i njëjti skenar me pjesën tjetër të trojeve shqiptare, falsifikimi i numrit të vërtetë të popullsisë shqiptare.

Nga viti në vit, shqiptarët po i braktisin trojet e tyre. Arsyet janë nga më të ndryshmet, nga problemet ekonomike, te pabarazitë.

Banorët e Kumanovës shprehen se pabarazia ndihet ende karshi popullsisë maqedonase dhe serbe që jeton aty pavarësisht përpjekjeve, protestave dhe luftërave.

Top Story/ Historia e Limanit nga Kumanova: Ne nuk kemi përdorur armë, por banesa ime u bë shosh nga plumbat

Top Story/ Historia e Limanit nga Kumanova: Ne nuk kemi përdorur armë, por banesa ime u bë shosh nga plumbatKjo banesë e shkatërruar bie në sy sapo futesh në lagjen e shqiptarëve. Ajo i përket Liman Lutfiut. Ai na tregon se kurrë në jetë nuk ka përdorur armë por mëngjesin e 9 majit të vitit 2015 banesa u shkatërrua nga të shtënat që vinin nga të gjitha anët.“Veç kur kanë kërcit plumbat, kanë ardhur për mbi shtëpi kur kanë gjuajtur, i kam quajtur muurmurima në saba, jam dorëzuar në polici e kështu. Unë t’ju kallëzoj drejtën jam hutuar krejt, skam dit se ku jam”, tregon Liman Lutfiu, Babai i Irfan LutfiutDjali i Limanit, Irfanii cili të gjithë në zonë e njohin si berber, është një prej të dënuarve nga gjykata. Ai është akuzuar se ka ndihmuar grupin e armatosur.“S’ka pas ç’ka me i ndihmu, s’ka pas kapital ç’ka me i ndihmu me një brisk berberi. Djali im është në burg për lagjen e trimave, është i pafajshëm, kjo shtëpi është e imja, ai s’ka pas as shtëpi asgjë, te unë ka banuar. E kanë dënuar kështu si terrorist siç thonë”, tregon Liman Lutfiu, Babai i Irfan Lutfiut5 vite më parë, familjes Shabani në këtë rrugicë iu shkrumbuan 3 banesa. Sot, ato janë rindërtuar, por kujtimet e asaj dite nuk zbehen dot.“Kur kam ardhur që u lirua rruga pashë krejt shkrumb, trishtim i madh. Banesa dëmtua? Krejtësisht e djeg, 100 %.Fëmijët janë me trama, ky ka qen 2 vjet, tjetri 4, njëri 5, fëmijët, e kujtojnë si ngjarje? E kujtojnë si jo, ku është ajo shtëpija tjetër thonë s’ishte më e mirë, dhoma që kemi pas”, tregon Xhevrije Shabani, banore e Kumanovës. Në Lagjen e Trimave, nuk kanë shumë dëshirë të flasin për atë ditë. Por, shqiptarët aty, të gjithë mbështesin veprimet e Grupit që sot vuan dënimin në burgjet e Maqedonsië së Veriut.Në Kumanovë jetojnë më shumë se 25 mijë shqiptarë, apo thënë ndryshe, më shumë se 30 % e popullsisë së krahinës. Ajo që ka ndodhur ndër vite edhe në këtë krahinë është i njëjti skenar me pjesën tjetër të trojeve shqiptare, falsifikimi i numrit të vërtetë të popullsisë shqiptare.Nga viti në vit, shqiptarët po i braktisin trojet e tyre. Arsyet janë nga më të ndryshmet, nga problemet ekonomike, te pabarazitë.Banorët e Kumanovës shprehen se pabarazia ndihet ende karshi popullsisë maqedonase dhe serbe që jeton aty pavarësisht përpjekjeve, protestave dhe luftërave.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 12 mai 2020

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.