Top Story/ Dyshimet e forta për vrasjen e policit shqiptar Isamedin Osmani, gjatë përplasjes së Kumanovës

Pas bisedimeve, u arrit një marrëveshje edhe për dorëzimin e pjesës tjetër të grupit. Kushti i tyre ishte që mes policëve që do i arrestonin, të ishte një efektiv me kombësi shqiptare me të cilin të merreshin vesh mirë në gjuhën shqipe. Ndërmjetësues u zgjodh Isamedin Osmani. Në momentin që ai dhe kolegët maqedonas afrohen pranë kësaj godine të shkrumbuar totalisht atë ditë, dhe sot është rindërtuar, papritur nisin të shtënat.

Sipas informacioneve operative, personat që qëlluan ishin Mirsad Ndreca dhe Beg Rizaj. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur polici shqiptar Osmani dhe disa kolegë të tij. Raportet e sakta për kohën se kur humbi jetën secili prej tyre nuk u zbuluan kurrë.

“Aty paraqiten që më datë 10, vriten dy policë. Kurse provat thonë që në datë 9 janë dorëzuar krejt pjesëtarët e grupit, atëherë parashtrohen pyetja, kush i vrau policët dhe me kë luftuan policët”, tregon Mefail Arsllani, avokat i grupit të Kumanovës.

Momentet e vrasjes së policëve janë ende të paqarta sot e kësaj dite ashtu si shumë çështje nga beteja e Kumanovës. Asnjëherë nuk u zbulua deri në fund me detaje dinamika e luftimeve. Shumica e vrasjeve janë të pazbardhura.

Nga fillimi i luftimeve, deri në prangosjen e luftëtarit të fundit humbën jetën nga grupi Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Xhafer Zymeraj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj dhe Nusret Kaloshi.

Nga pala maqedonase u vranë 8 policë, mes tyre edhe shqiptari Isamedin Osmani. Avokatët zbulojnë se asnjë prej vrasjeve nuk ka autor konkret.

Top Story/ Dyshimet e forta për vrasjen e policit shqiptarë Isamedin Osmani, gjatë përplasjes së Kumanovës

Top Story/ Dyshimet e forta për vrasjen e policit shqiptarë Isamedin Osmani, gjatë përplasjes së KumanovësPas bisedimeve, u arrit një marrëveshje edhe për dorëzimin e pjesës tjetër të grupit. Kushti i tyre ishte që mes policëve që do i arrestonin, të ishte një efektiv me kombësi shqiptare me të cilin të merreshin vesh mirë në gjuhën shqipe. Ndërmjetësues u zgjodh Isamedin Osmani. Në momentin që ai dhe kolegët maqedonas afrohen pranë kësaj godine të shkrumbuar totalisht atë ditë, dhe sot është rindërtuar, papritur nisin të shtënat. Sipas informacioneve operative, personat që qëlluan ishin Mirsad Ndreca dhe Beg Rizaj. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur polici shqiptar Osmani dhe disa kolegë të tij. Raportet e sakta për kohën se kur humbi jetën secili prej tyre nuk u zbuluan kurrë.“Aty paraqiten që më datë 10, vriten dy policë. Kurse provat thonë që në datë 9 janë dorëzuar krejt pjesëtarët e grupit, atëherë parashtrohen pyetja, kush i vrau policët dhe me kë luftuan policët”, tregon Mefail Arsllani, avokat i grupit të Kumanovës. Momentet e vrasjes së policëve janë ende të paqarta sot e kësaj dite ashtu si shumë çështje nga beteja e Kumanovës. Asnjëherë nuk u zbulua deri në fund me detaje dinamika e luftimeve. Shumica e vrasjeve janë të pazbardhura. Nga fillimi i luftimeve, deri në prangosjen e luftëtarit të fundit humbën jetën nga grupi Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Xhafer Zymeraj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj dhe Nusret Kaloshi. Nga pala maqedonase u vranë 8 policë, mes tyre edhe shqiptari Isamedin Osmani. Avokatët zbulojnë se asnjë prej vrasjeve nuk ka autor konkret.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 12 mai 2020

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.