Pandemia nuk e ndal/ Në fund te dhjetorit vjen Avatar 2

I inkurajuar nga fundi i izolimit në Zelandën e Re, regjizori i famshëm James Cameron kërkon të rifillojë sa më parë punën për të sjellë në ekran vazhdimin e një filmi mjaft të dashur për publikun. Megjithë pandeminë, “Avatar 2” duket se do ta respektojë afatin për të mbërritur në kinema në fund të dhjetorit 2021.

Buxheti i përgjithshëm llogaritet në 1 miliardë dollarë. “Jemi ende në kohë, mund t`ia dalim”, thotë optimist Cameron. Lajmi i mirë, siç e quan ai, mbërrin në vazhdën e deklaratës së kryeministres neozelandeze se vendi tashmë konsiderohet i sigurtë.

Xhirimet për pjesën e dytë të filmit kishin filluar kur shpërtheu pandemia që i detyroi të ndërpriten për dy muaj. Por Cameron duket I bindur se nuk do të ketë vonesa të mëtejshme. Ditët e fundit, produksioni i filmit postoi në rrjetet sociale një foto nga sheshxhirimi ku rishfaqet Sigourney Weaver, e cila interpreton doktoreshën Grace Augustine. Grace vdes në filmin e parë, por duket se Cameron ka në plan ta rikthejë në jetë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.