Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Tabela/ Izolim me Europën? Rritet importimi i mallrave nga portet ruse dhe turke, asnjë anije nga Kina

Për shkak të pandemisë së koronavirusit lëvizja ajrore, tokësore dhe detare për udhëtarët u kufizuan, por se për mallrat importin e eksportin nuk ndaluan.  Durrësi është porta hyrëse e mallrave nga e gjithë bota, e ku qarkullon volumi më i madh i shkëmbimit tregtar. Edhe pse situata nuk ishte akoma e prekur nga pandemia e koronavirusit, importi i mallrave po shkon më tepër drejt lindjes.

Por në krahasim me vitet e tjera duket se ka pasur ulje të ndjeshme të importit të mallrave nga vendet e Europës.

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, shkëmbimet tregtare me anije nga porti i Durrësit janë realizuar me 44 porte në 18 vende të botës. "Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në periudhën janar-mars 2020 mallrat e import-eksporteve, që janë përpunuar në kalatat e portit më të madh të vendit kanë mbërritur apo janë nisur drejt 44 porteve të tjerë në kontinentet e Evropës, Afrikës, Azisë dhe Amerikës", thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual të Durrësit.

Sipas këtij raporti 10 porte në Turqi  kanë pritur apo përcjellë mallra nga/drejt portit të Durrësit. Në vendin e dytë renditet Rusia me 7 porte gjithsej, ndërsa më tej Italia, Tunizia e SHBA me 3-6 porte.

Gjatë periudhës janar-mars 2020 në port kanë mbërritur 45 mijë ton mallra nga portet e Houston dhe Lake Charles (SHBA). Ndërsa në tabelën në formën grafike të publikuar rezulton se asnjë anije nuk ka lëvizur  nga Kina, e kjo për shkak se ky shtet që u prek i pari dhe kishte origjinën Koronavirusi.

"50 për qind e mallrave të import-eksportit që janë përpunuar në portin e Durrësit në këto tre muaj drejtohen/mbërrijnë vetëm drejt/nga portet e Rusisë, Turqisë dhe SHBA", thuhet në njoftim të APD-së.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore