Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Opozita del me 3 kërkesa, Gjiknuri: Reforma zgjedhore mbyllet brenda majit

Bashkëkryetari i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri tha sot se ka një tendencë nga ana e opozitës për të fshirë atë që është arritur për reformën zgjedhore në Këshillin Politik, por se nëse ka vullnet reforma mund të mbyllet para 31 majit.

 “Nuk kemi të bëjmë me rifillim lloje por me vazhdimin e asaj ku e lamë. Nuk mund të rikthejmë më axhendat. Ka një metodologji të dakordësuar dhe nuk mund t’i rikthehemi lojës nga e para. Ka dakordësi që të përfundojë deri në fund të majti. I mbetet ekspertizës që kemi dhe ODIHR. Nuk mund të hapen çështje të reja. Ne kemi zgjedhur një arbitër. Nga diskutimet politike nuk del gjë. Unë mund të kem listën time të dëshirave por kemi një dokument dhe s’mund të lëvizim nga kjo. Për gjërat që nuk ka dakordësi do i drejtohemi ODIHR”, deklaroi Gjiknuri.

Ai shtoi se ne duam të ezaurojmë të gjithë këtë proces me opozitën siç jemi në këtë forum por se ky forum nuk mund të kthehet në pengesë.

“Presim propozimin për KQZ dhe çështja e kolegjit, ndërkohë që për elementë të tjerë përgjithësisht kemi qenë dakord. Janë një numër çështjesh që ekspertët kanë punuar. Drafti është shpërndarë dhe tek ekspertët e PD-së nuk ka propozime shtesë”, tha ai.

Sa i përket votës së emigrantëve, Gjiknuri tha se ekspertët kanë zgjedhur një zgjidhje optimale. “Meqenëse është në distancë, këtë të drejtë ia kemi deleguar KQZ-së. Aktet rregullatorë të KQZ mund të përcaktojnë si mund të ushtrohet vota e emigrantëve”, tha ai.

Sipas Gjiknurit, nuk është e vërtetë që PS kërkon të fusë anëtarët e PS në Komisionet zgjedhore.

“Kemi miratuar një metodologji që kanë qenë të gjitha palët dakord, që opozita do të sillte të gjitha propozimet për temat, opozita e ka ezauruar këtë të drejtë, është vetëm çështja e KQZ-së. Ka një tendencë nga ana e opozitës për të fshirë atë që është arritur. Nuk dua ta paragjykoj. Konkluzioni ishte ky, do vazhdojmë me temat e mbetura dhe do vazhdojmë me temën tjetër që nëse PD ka propozime për KQZ. Debate ka është e natyrshme.

Unë do bëj çmos që ne të kemi një marrëveshje deri më 31 maj. Po ka vullnet dhe po të nisemi nga parimet që kemi rënë dakord dhe rekomandimet e ODIHR ne mund të arrijmë marrëveshje dhe para 31 majit”, deklaroi Gjiknuri.

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari tha për mediat se opozita parlamentare këmbëngul për ndryshimin e sistemit dhe ka një bindje se palët janë drejt dakord.

Sa i përket kërkesës së opozitës për ta përmbyllur Reformën deri në datën 31 maj, ajo tha se nuk vendos data, por e rëndësishme është produkti final.

“Ramë dakord që mbledhja e ardhshme të jetë të mërkurën do të diskutohet për sistemin dhe do tju bëjmë një rifreskim të temave të bëra. Kjo tryezë ka për bazë të gjejë një produkt konsensual, është bërë që edhe opozita jashtë parlamentare të japë kontributin e saj, duhet gjetur një konsensus dhe për ndryshimin e sistemit", tha ajo.

3 kërkesat e opozitës

Përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik, Oerd Bykykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkuan mbylljen sa më shpejt të reformës zgjedhore, duke e rinisur atë me propozimet e opozitës të lëna pa përgjigje nga qeveria.

3 janë kërkesat e opozitës:

1. Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj.

2. Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online.

3. Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qendrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore