Del formulari/ Mbi 13 mijë veta pa pagën e luftës, si korrigjohen gabimet

Një sërë punonjësish nuk kanë mundur të përfitojnë pagë e luftës për shkak se kanë bërë gabime në plotësimin e formularit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë edhe një mundesi për këta qytetarë, duke sqaruar se tatimpaguesit, të cilët në formularin “Kërkesë për ndihmë financiare”, Paketa 1, kanë plotësuar gabim të dhënat e llogarisë bankare (emri i Bankës dhe/ose IBAN), për punonjësit e tyre, përfitues të ndihmës financiare, kanë mundësi t’i korrigjojnë ato, duke plotësuar të dhënat e sakta në formularin që kanë plotësuar më parë.

Tatimet theksojnë se korrigjimi i të dhënave është i mundur vetëm për individët të cilëve iu është miratuar Kërkesa për Ndihmë Financiare dhe nga Bankat e nivelit të dytë nuk është procesuar kalimi i masës së përfitimit në llogaritë e individëve, për shkak të të dhënave të pasakta te llogarive bankare. Identifikimi i individëve për të cilet duhen korrigjuar emri i Bankës dhe/ose IBAN në Formular, është tepër i thjeshtë, pasi statusi i tyre i pagesës është Kthyer nga Banka për pasaktësi.

Sipas drejtorisë së tatimeve, pas korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk do të jetë i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por do të vijohet menjëherë me procesimin e pagesës dhe kalimin e shumës prej 26.000 lekë në llogarinë e secilit individit përfitues.

Njoftimi i plote

Tatimet bëjnë të ditur se 13.5 mijë biznese nuk kanë aplikuar për ndihmën e punonjësve të tyre.

Në njoftim thuhet:

Duke qenë së aplikimi për punonjësit përfitues duhet të kryhet nga subjektet, të cilët plotësojnë kushtet sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje të gjithë subjekteve, të cilët ende nuk kanë aplikuar, që të plotësojnë Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare. Masat përfituese sipas VKM nr.305 datë 16.04.2020 janë:

 

Masa 1

  • Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.

Masa 2

  • Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.

Masa 3

  • Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)

Masa 4

  • Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listepagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

Aplikimet për përfituesit e masave 1 dhe 4 do të verifikohen dhe trajtohen nga DRT, ndërsa trajtimi i aplikimeve për subjektet përfitues të masave 2 dhe 3, është automatik, pra pas dorëzimit të Formularit të plotësuar, në seksionin Statusi shfaqet shënimi Miratuar, që do të thotë se kërkesa është miratuar automatikisht dhe do të vijohet me pagesën e Ndihmës financiare prej 40.000 lekësh, sipas VKM nr. 305, datë 16.04.2020.

Duke qenë se aktualisht janë 13,571 subjekte përfitues për masën 1,2,3 dhe 4, të cilët ende nuk e kanë plotësuar Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare, Drejtoria e Pëergjithshme e Tatimeve iu bën thirrje për plotësim të Kërkesës, të gjithë subjekteve sipas listave bashkëngjitur.

Duke klikuar në https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1375/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020, mund të njiheni me mënyrën e aplikimit për dorëzim të Kërkesës për Përfitim të ndihmës financiare sipas paketës nr.2.

Udhezimi- Kliko Udhezimi paketa e dyte

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.