Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

"Policë barkderra", komisioni miraton ligjin: Në pension kush ka mbushur 55 vjeç

 

Punonjësit mbi 55 vjeç nga radhët e Policisë së Shtetit do të lirojnë vendet e tyre të punës.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në mbledhjen të mbajtur virtualisht  të Komisionit të Sigurisë gjatë diskutimit të projektligjit  "Për trajtimin financiar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës" në komisionin parlamentar të Sigurisë.

Nisma e paraqitur nga qeveria parashikon të aplikohet pasi Kuvendi ta miratojë duke nxjerrë në lirim punonjësit që kanë mbushur mbi 55 vjeç. Ministri Lleshaj gjatë mbledhjes virtuale, të larguarit nga puna do të trajtohen  financiarisht.

"Nga radhët policisë të largohen ose me kërkesën e vetë punonjësit të policisë ose me vendim të autoriteteve drejtuese të saj punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjeç, ose që kanë plotësuar 30 vite shërbim në radhët e policisë. Sot ne kemi në  nivelin bazë të policisë oficerë që janë mbi 50-vjeç, në gradat e ulëta, në gradat, nën komisar, grada inspektorëve, që janë 60 vjeç. Synimi është që të preket kjo fashë e gradave, njerëz që janë në terren, njerëz që duhet se s?bën të lëvizin. Pas largimit nga radhët e policisë, këta punonjës të shtetit parashikohet të trajtohen financiarisht me 50% të pagës neto", deklaroi Lleshaj.

Më tej ai theksoi se "qëllimi i këtij projektligji është të adresojë kryesisht çështjen e moshës në Policinë e Shtetit. Për të përmirësuar  moshën mesatare të Policisë së Shtetit duhet që për ata të cilëve ju duhet të largohen prej radhëve të saj për arsye moshe, t?u garantohen kushtet e një jete dinjitoze".

Relatorja e projektligjit, Antoneta Dhima në fjalën e saj, tha se: "Ky projektligj i jep mundësi punonjësve të këtyre institucioneve, të cilët kanë një karrierë të gjatë në këto struktura të përfitojnë trajtim financiar në rast se ata ndërpresin shërbimin me kërkesën e vet, ose të titullarëve të institucioneve përkatëse".

Që kur Lleshaj u emërua në postin e ministrit, pati deklaruar nisjen e reformës në polici, pasi kishte theksuar se nuk duhej të jenë të pranishëm policë barkderra në institucione. Madje kjo reformë ndërmerret për faktin se kjo moshë nuk mund të përballojë aksionet e policisë.

Madje zv.drejtori për Sigurinë Publike në 2018, pati nxjerrë një urdhër që policët mbi peshë, barkderra të mos rrinin në shërbim.

"Policët mbipeshë dhe me bark nuk do kryejnë shërbim në vende të dukshme". Ky është urdhri më i fundit i zv/ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, pas urdhrave për ndalimin e kafeve në orarin e punës dhe atë për mbetjet. Numri dy i komanduar në Ministrinë e Brendshme ka miratuar një urdhëresë me 19 pika për etikën e punonjësve të Policisë së Shtetit, e cila mban firmën e zv/drejtorit për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore