Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Shtegetari Maks Velo!

Shtegetari Maks Velo!

Përballë kam një pikturë të tij. Janë motivet abstrakte të njëjta me vizatimet, por që këtë herë Maks Velo nuk i ka kursyer ngjyrat. Që nga lejlaja, e verdha, jeshilja...Pikture do të thotë ngjyrë-më ka thënë dikur. Ashtu sikurse më kujtohet shumë mirë një ndër ditët kur kam qenë në shtëpinë e tij studio (sepse gjithmonë thoshte që nuk kishte një studio mirfilli) dhe e kam zgjedhur me një dëshirë në eksitim këtë pikturë që sot po e shoh ndryshe.  Më me dhemshuri, më me mall, më me detaje, e më me shumë pyetje.

Më kujtohet kujdesi dhe xhentilesa strikte me të cilën të priste në thjeshtësinë me të cilën jetonte një artist, një intelektual, një personalitet shumëdimensional dhe një zë i fortë kritik si ai. Punonte cdo ditë me të njëjtin regjim. Te paktën disa orë në mëngjes herët. Në një nudo aty afër më shpjegonte me sa detaje i kishte pikturuar peshqirin e shapkat pas banjës së mbrëmjes. Ca detaje femërore që të conin në botën të brishtë prej artisti. Në dobësitë e tij. Në butësinë…Mbase sepse edhe ti je e butë- më thosh. Më tregonte që nuk kishte kuptim që një artist të quhej i tillë nëse nuk pikturon të paktën njëherë fantazitë e tij për një grua.

Para pak më shumë se një jave asgjë nuk po ndodhte, por qëlloi që isha poshtë shtëpisë së tij dhe e telefonova. Ndërkohë që prisja të dëgjoja zërin nga përtej një palëvisshmëri e ngjeshur më preku. ‘Alo, po, të kam ndjekur, ishe tek Krisiko dje, ah je poshtë, nuk jam mirë, më vjen keq por kam ca probleme të miat. ‘ Heshtje. Pastaj telefoni mbyllet. Dhe kështu marshi I muzgut ngadalë ndaloi përpara portës së shtëpisë të tij. Një shtëpi me shumë lule, me shumë piktura, me aromë bojrash, me vizatime të hapërdara, me lebër e guna.

Tingujt mu mbështollën brenda vetes, si për ta larguar orkestrën e botës pak të qetësuar në Tiranën karantinë. Cudi, Maksi asnjëherë s´më ka folur kaq prerë. Nuk ka ndodhur që unë të kaloj pranë shtëpisë e të mos më ftojë të shoh cka së fundmi. Ai i përkiste një brezi kavalierësh. Ishte I aftë të të fuste një një lemsh emocionesh të thurura ngushtë. Cfarë vuajtje është të bësh burg e pyesja? Sa të dhëmb kur të djegin veprën? Si e mbaje gjallë shpirtin? Cfarë poezish lexoje? Kush të foli I pari në Tiranën e atyr viteve kur dole nga burgu? Po Kadare cilën nga pikturat e tua kishte në shtëpi? Po ti që e sheh botën pa asnjë vel mbrojtës, me ndershmëri dhe guxim, a nuk ke frikë se do të thyhet zemra? Pse nuk krijove një arkitekturë mbrojtëse me bedena. Në fund të fundit a nuk ishim ne një shtet bunkerësh? Po ky pallat me forma kubash cdo të thotë? Pse e botove dosjen e sigurimit? Ky ‘qilari’ këtu është I shkrimatrit, I piktorit, apo I arkitektit? Çfarë kënaqësie ishte të shkëmbeje disa fjalë me të. Dukej sikur nga mendja e tij dilnin tablo të gjithfarëlloji. Sepse një dimension për një personalitet si ai më është dukur gjithmonë shumë minimal. Kishte prirjen për të vënë dyshim edhe në gjërat që të tjerët mendonin se i shihnin qartë.

Nuk rreshti së qëni i angazhuar, nuk rreshti së kërkuari, krijuari, ngritur pyetje, folur, shkruar, denoncuar, nuk rreshti së përshkruari Parisin ku kish lindur. Maksi iku në këtë periudhë të frikshme, ku flitet për luftë, pandemi, apo katastrofë. Në fund të fundit ai nuk pati një jetë të qetë. Beftësia e krijuesit e shoqëroi. Pelegrinazhi po ashtu. Prania e tij në tokë mori trajta të spikatura, të cilat drithëruan, valëzuan, u gëzuan e ndonjëherë edhe dhembën. E vërteta e tij ishte aq e thjështë dhe e shqueshme. Ai nuk mund të bëjë më asgjë, thjesht –është. Është në librat, pikturat, publicistikën, rrëfimet,arkitekturën, hirin e veprave të djegura. Si një shtërg, ai thjesht shtegëtoi në një botë tjetër.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore