Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

"Po bëhemi dëshmitarë të një katastrofe kombëtare”

Gazetari Alastair Campbell nuk ndalet me kritikat e tij në drejtim të qeverisë britanike për mënyrën se si po menaxhohet situata e COVID-19 në ishull.

Sipas tij, të gjithë po bëhemi dëshmitarë të një katastrofe kombëtare duke theksuar se as politikanët dhe as media nuk janë të gatshëm ta shohin atë.

Unë jam i tërbuar dhe e gjitha kjo për shkak të deklaratave të sekretarit të Shëndetësisë Matt Hancock, në lidhje me situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Disa orë para deklaratës së tij për mediat, duke shfaqur irritimin tim gjithnjë e më shumë nga pyetjet e dobëta të gazetarëve në konferencat e përditshme në "Downing Street", unë kisha postuar një sugjerim me 20 pyetje që duhet t'i bënin për Hancock. Një prej tyre, pyetja 7 në listën time, sapo ishte bërë.

"A mund të pyes se sa punonjës të shëndetësisë që luftojnë në vijën e parë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit dhe e ka pasur ndonjë hetim që kolegët e kanë marrë mësimin dhe kjo nuk do të ndodhë me ta?"

Por, Matt Hancock ju shmang pyetjes duke ia adresuar infermierës kryesore të Anglisë: "Po, unë mendoj se kjo është një pyetje për ty, Ruth May".

Kjo më tërboi edhe më shumë dhe kjo përgjigje e tij e justifikon reagim tim tani? A jam i padrejtë, duke pasur parasysh sa e vështirë është sfida që paraqet kjo krizë për një ekip relativisht papërvojë të ministrave?

Sekretari i Shëndetësisë u dorëzua para një pyetje thelbësore për infermierët dhe mjekët e vdekur.

A do thoshte kryeinfermierja që nuk është e përshtatshme të thuhet numri i viktimave nga stafi mjekësor dhe kush ishin ata?

Po, ata e bënë. Dolën në një konferencë për shtyp duke mos e ditur se sa NHS të vijës së parë kishin humbur jetën nga COVID-19.

Ose ata e dinin, por nuk mund ta thoshin pasi nuk përputhej me atë që u ishte urdhëruar që të tregonin.

Kjo do rrëzonte propaganda e qeverisë për testet e shpejta dhe mbi të gjitha mesazhin e madh dhënë për popullin: "Qëndroni në shtëpi, mbroni NHS, shpëtoni jetë ".

Për të qenë i sinqertë, pas një fillimi shumë të keq në "betejë", kur kryeministri Boris Johnson po refuzonte të merrte seriozisht krizën e shpalosur, ata e kishin marrë atë mesazh. Shumica e njerëzve po i bindeshin sa më mirë. "Qëndroni në shtëpi, mbroni NHS, shpëtoni jetë", miliona mund ta recitojnë atë madje edhe në gjumë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore