Taktika cinike e Boris Johnson për të larguar vëmendjen nga dështimet

Nga Alastair CAMPBELL

Gazetari Alastair Campbell, i cili dikur shërbeu si zëdhënës i ish-kryeministrit Tony Blair ka analizuar strategjinë e re të komunikimit të Boris Johnson.

Duke mos i kursyer kritikat e ashpra në drejtim të kryeministrit britanik, ai thekson se e gjthë kjo fushatë e re komunikimi e ndjekur nga Johnson, nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë për të larguar vëmendjen nga dështimi në menaxhimin e situatës së Covid-19.

Pak kohë më parë, Boris Johnson refuzonte t’i përgjigjej çdo pyetje që kishte lidhje me jetën familjare duke deklaruar: “Unë kurrë nuk flas për këto çështje personale”.

Por, sipas gazetarit Campbell, sot ai me siguri flet për to. Më tej shton se: “degët e propagandës pro-Johnson kanë bërë që sot lexuesit të gërmojnë faqe në faqe, nga telefoni në telefon, të përqëndruar te kryeministri, shëndeti i tij dhe djali i porsalindur”.

Në faqet e para të gazetave, me tituj të mëdhenj shkruhej se: “mendimi që kurrë nuk do mund ta shihte më të birin, i dha forcë kryeministrit për të luftuar korovirusin”.

Sipas ish-zëdhënësit të Blair, e gjithë kjo strategji komunikimi bëhet për të larguar vëmendjen nga kriza në vend. “Kulti i personalitetit ‘Bojo’ është një taktikë mjaft cinike, që synon të shkëpusë vëmendjen nga dështimet e tij të shumta në trajtimin e kësaj pandemie”, thekson ndër të tjera Campbell.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.