Pse ministrja e Kulturës?!…

Nga Ervin Lera

Qeveria e Shqipërisë arriti të përfitojë 1.15 miliardë euro nga komuniteti ndërkombëtar, si mbështetje për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019… Për të arritur këtë u angazhuan shumë (ndjesë që nuk i përmend dot të gjithë me emra) por, të gjithë ata meritojnë respekt.

Ishte nga qeveria zoti Çuçi, nga pushteti lokal zoti Varfi dhe të tjerë, nga shkencat inxhinierike zonja Luljeta dhe ing Arbeni, etj etj., Ishin gjithashtu të përfshirë në hartimin e planit rindërtues dhe vlerësues nga Izraeli, Italia, Greqia dhe shumë vende të tjera, dashamirëse për rindërtimin e Shqipërisë së vuajtur.

Të gjithë ne e dimë dhe jemi më shumë se të përgjegjshëm se përveç dhimbjes për jetët e humbura (perëndia i pastë pranë dhe t’ju ndrijë udhën), është detyrim që jo vetëm të mendojmë, por të veprojmë për të zgjidhur dhe tejkaluar dhimbjen e pasojave të tërmetit., të rindërtohet çfarë u dëmtua e të shohim përpara.

Zonja Luljeta Bozo (Konomi), inxhiniere, eksperte dhe fisnike ( në kohë të rënda dhe katastrofash) prishi qetësinë e saj dhe u gjend në terren dhe krahë të gjithë të dëmtuarve dhe të panikosurve. Ajo eshte e vetmja që u perball më 26 nëntor me të mbinatyrshmen dhe me atë fushë të shkencës që njeh më mirë. Ajo, zonja Konomi – Bozo, nuk u tut aspak t’u thotë shqiptarëve se nuk është kataklizmoja., pas kësaj jeta vazhdon…

U bënë studime inxhinierike, arkitekturore, urbane dhe sociale dhe ishin shumë specialistë e kompetentë që vendosën ose propozuan se çfarë duhej bërë dhe si duhej bërë. Ishte mes tyre edhe zonja Konomi – Bozo që tregoi përvojë, dije dhe mësime për të gjithë.

Ndërkohë që po kalojmë të gjithë bashkë edhe një tjetër fatkeqësi natyrore dhe jemi të gjithë të kërcënuar, nuk po dëgjohet kërrkund asnjë shqetësim për promovimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe trashëgimisë së lashtë shqiptare, artit në të gjitha zhanret e tij në Shqipëri, kujdesit për emra dhe figura të artit dhe trashëgimisë arkeologjike dhe kulturore; sot, krejt papritur, del zonja ministreshë dhe përcakton e njofton përparësitë rindërtuese të pas-tërmetit të 26 nëntorit.

Pse pikërisht zonja ministreshë e Kulturës? A e përmbushi detyrimin e saj për të ruajtur dhe shpërblyer pronësinë intelektuale të krijimtarisë artistike? A e bëri të mundur drejtësinë në vlerësimin e projekteve promovuese kombëtare të projekteve artistike dhe kulturore? A e bëri të mundur mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore, historike dhe trashëgimore? Jo. Aspak nuk ka bërë asnjë nga këto detyra të drejtpërdrejta që ka për mision të emërtesës dhe postit qeveritar që ka për detyrim të bëjë.

Arti, kultura, trashëgimia dhe çdo burim tjetër i këtij lloji, nuk ka të bëjë me rindërtimin pas shkatërrimit të tërmetit. Atë punë, me vendim dhe dekret e mbulon ministri i veçantë apo i posaçëm, zoti Ahmetaj, komisari apo i ngarkuari i posaçëm zoti Çuçi së bashku me zonjën Ekonomi dhe të tjerë.

Pse duhet ta kompleksojë veten në këtë pikë zonja ministreshë e Kulturës dhe të merret me njoftimet sikur të jetë zëdhënëse e rindërtimit të pas tërmetit të 26 nëntorit?

A keni ndërmarrë ju zonja ministreshë një fushatë promovuese kombëtare, në transmetuesit radio-televizivë publik dhe kombëtarë, për artin dhe kulturën? Tashmë ju ka mbetur vetëm të bëni zëdhenësen e rindërtimit? A keni ndërmarrë apo propozuar një nismë apo politikë zhvillimore për të afruar publikun me librin, ndërkohë që shtëpitë botuese vetëm zvarriten për të mbijetuar dhe t’i sjellin lexuesit vepra të zgjedhura?

Tashmë e vetmja përgjegjësi për tu përmbushur është të zëjepni aksionin rindërtues të pas-tërmetit?

Gjuha shqipe, arti shqiptar, kultura dhe trashëgimia kulturore dhe historike shqiptare ka shumë detyrime, shumë nevoja, shumë përgjegjësi; të gjitha detyrimet e tjera lerjani përsipër atyre që dinë t’i dalin zot.

Ju keni një detyrim shumë më të madh dhe më historik se kaq, sepse sado e shkurtër apo e gjatë qoftë jeta edhe, mes katastrofash, arti dhe kultura janë të pavdekshme dhe të përjetshme.

Për rindërtimin dhe rimëkëmbjen, nuk do t’ju zërë vendin, as nuk do të pretendojë kush, lerjani zonjës Luljeta Bozo (Konomi) me shokë e shoqe ta zgjidhë këtë problem. Ka një ekip shumë të madh kombëtar dhe ndërkombëtar që kujdeset pë këtë, madje dhe e zë japin shumë të tjerë aksionin rindërtues, përfshi edhe Kryeministrin.

Ju jeni përgjegjëse për … ARS LONGA, VITA BREVIS…

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.