Korona nuk kursen, sëmuret aktori i Aldo, Giovanni e Giacomo

Koronavirusi nuk ka kursyer as Giacomo Porettin, aktorin aq popullor të treshes së famshme italiane të humorit, “Aldo, Giovanni e Giacomo”. “ Pata për tetë ditë temperaturë shumë të lartë, sic nuk kam pasur në të gjithë jetën timë, dhimbje të forta të kockave e një dobësi të përgjithshme trupore”, rrëfen 64 vjecari në një intervistë për Corriere della Sera.

Giacomo nuk ngurroi të tregonte se ishte ndjerë vërtet i frikësuar. “ Kur më kaloi temperatura, ndihesha sikur të kisha vrapuar në 5 maratona të New Yorkut. Mbaj mend një mëngjes nuk arrita dot të hap as kapakun e kafetjerës, aq i pafuqishëm isha”, thote ai.

Sëmundja preku edhe bashkëshortjen e Porettit, Daniela Cristofori. Por asaj temperatura i zgjati vetëm dy ditë, ndërsa humbi nga ana tjetër nuhatjen dhe shijen.Aktori i njohur shprehet se “ tani tamponi është negativ, e në këtë pikë, kërkon të bëjë dicka dhe për të tjerët. “ Dua t`i nënshtrohem testit sierologjik dhe jam i gatshëm të dhuroj plazmë për personat e sëmurë”, deklaroi ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.