Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Shëndeti

Njihuni me vlerat e vitaminës E dhe ushqimet ku gjendet

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmet e ndryshme. Ky ushqyes thelbësor për shëndetin gjendet në shumë ushqime por ofrohet edhe si suplement në farmaci. Vitaminën E trupi e ruan dhe e përdor sipas nevojës.

Oksidimi

Oksidimi i qelizave është i ngjashëm me ndryshkun. Ai përshpejton plakjen dhe vjen si pasojë e ekspozimit të qelizave ndaj radikaleve të lira. Oksidimi shkakton sëmundjet e zemrës dhe dëmtim të qelizave.

Vitamina E është antioksidant dhe si i tillë mbron qelizat nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Kjo vitaminë ngadalëson plakjen e qelizave, thonë studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org

Studimet Shkencore Mbi Rolin E Vitaminës E

Shkencëtarët kanë kryer shumë studime për rolin e vitaminës E në trajtimin e një sërë sëmundjesh siç është

Ngushtimi i enëve të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut

Sëmundjet e zemrës

Dëmtimi i qelizave

Vitamina E u vjen në ndihmë njerëzve jeta e të cilëve është e ekspozuar ndaj shumë faktorëve të rrezikut. Radikalet e lira nxiten më shumë nga duhanpirja, ndotja e ajrit dhe ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë. Njerëzit mund ta marrin vitaminën E nëpërmjet ushqimit. Kujdes me suplementët, nëse e teproni mund të përballeni me disa efekte anësore.

Burimet Ushqimore Të Vitaminës E

Në 30 gramë fara luledielli gjenden 7.4 mg vitaminë E

Në 30 gramë lajthi gjenden 4.3 mg vitaminë E

Në 30 gramë kikirikë gjenden 2.2 mg vitaminë E.

Në 30 gramë bajame të pjekura gjenden 6.8 mg vitaminë E.

Gjysëm avokado ka 2.08 mg vitaminë E.

Gjysëm racioni (pjate) me spinaq të zier ofron 1.9 mg vitaminë E

Gjysëm racioni brokoli i zier ofron 1.2 mg vitaminë E.

Një kivi ofron 1.1 mg vitaminë E.

Ju mund të kombinoni spinaqin me lajthitë ose bajamet për të marrë sasi të mjaftueshme të vitaminës E, nga e cila do të përfitoni shumë./AgroWeb

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore