Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Dhjetë arsyet pse një “Depresion më i Madh” për vitet 2020 është i pashmangshëm

Pas krizës financiare të viteve 2007-2009, pabarazitë dhe rreziqet që kërcënojnë ekonominë globale u përkeqësuan nga gabimet politike. Në vend që të zgjidhnin problemet strukturore që nxorri në pah kolapsi financiar dhe recesioni pasues, qeveritë i zvarritën vendimet, duke krijuar rreziqe madhore te cilat shkaktuan një krizë tjetër të pashmangshme. Dhe tani që ajo ka mbërritur, rreziqet bëhen akoma më akute.

Fatkeqësisht, edhe nëse Recesioni i Madh çon në një rikuperim të paqartë e pa shkëlqim në formë U-je këtë vit, një "Depresion i Madh" në formë L-je do të pasojë më vonë gjatë kësaj dekade, për shkak të 10 tendencave ogurzeza. Tendenca e parë ka të bëjë me deficitet dhe rreziqet që vijnë prej tyre: borxhet dhe shkeljet e afateve të pagesës. Përgjigja e politikës ndaj krizës Covid-19 përfshin një rritje masive të deficiteve fiskale ? në masën e të 10% të PBB-së ose më shumë ? e kjo, në një kohë kur nivelet e borxhit publik në shumë vende ishin tashmë të larta, e madje, edhe të paqëndrueshme. Më keq, humbja e të ardhurave për shumë familje dhe firma do të thotë se nivelet e borxhit të sektorit privat do të bëhen gjithashtu të paqëndrueshme, e mund të cojnë në mosshlyerje masive pagesash dhe falimentime.

Së bashku me nivelet në rritje të borxhit publik, e gjithë kjo është parathënie e një rimëkëmbjeje edhe më anemike sesa ajo që pasoi recesionin e  madh një dekadë më parë. Një faktor i dytë është " bomba kohore" demografike në ekonomitë e përparuara. Kriza Covid-19 tregon se duhen shumë më tepër shpenzime publike për sistemet shëndetësore, dhe dëshmon se kujdesi shëndetësor universal dhe të mirat e tjera publike janë një domosdoshmëri,  jo luks. Ndërkohë, për shkak se shumica e vendeve të zhvilluara kanë shoqëri në plakje, financimi i shpenzimeve të tilla në të ardhmen do t'i bëjë borxhet e bartura nga sistemi i kujdesit shëndetësor dhe sigurimet e sotme të pafundhme shoqërore, edhe më të mëdha. Një çështje e tretë është rreziku në rritje i deflacionit. Përveçse shkakton një recesion të thellë, kriza sjell dhe një ngadalësim masiv të lëvizjes së mallrave, ngërce të tregjeve të punës si dhe një kolaps të produkteve të tilla si nafta dhe metalet industriale. Kjo bën që deflacioni i borxhit të jetë i mundshëm, duke rritur rrezikun e falimentimit. Një faktor i katërt do të jetë zhvlerësimi i monedhës.

Ndërsa bankat qendrore përpiqen të luftojnë deflacionin dhe t`i shpëtojnë rrezikut të rritjes së normave të interest, politikat monetare do të bëhen edhe më të pazakonta dhe me shtrirje më të madhe. Në periudhën afatshkurtër, qeveritë do të duhet të shohin deficitet fiskale të fituara për të shmangur depresionin dhe deflacionin. Megjithatë, me kalimin e kohës, tronditjet e përhershme negative të furnizimit nga de-globalizimi i përshpejtuar dhe proteksionizmi i ripërtërirë, do ta bëjnë stagflacionin të pashmangshëm.

Tendenca e pestë është ndërprerja më e gjerë dixhitale e ekonomisë. Me miliona njerëz që humbasin punën e tyre ose punojnë dhe fitojnë më pak, boshllëqet e të ardhurave dhe pasurive të ekonomisë së shekullit 21 do të thellohen. Për t`u mbrojtur nga goditjet e ardhshme të zinxhirit të furnizimit, kompanitë në ekonomitë e përparuara do të transferojnë prodhimin nga rajonet me kosto të ulët në tregjet e brendshme me kosto më të lartë. Por në vend që të ndihmojë punëtorët në shtëpi, kjo prirje do të përshpejtojë ritmin e automatizmit, duke ushtruar presion mbi pagat e duke ushqyer më tej flakët e populizmit, nacionalizmit dhe ksenofobisë. Kjo na con tek faktori i madh i gjashtë: deglobalizimi.

Pandemia është duke përshpejtuar tendencat drejt ballkanizmit dhe copëzimit që tashmë ishte duke ndodhur. SHBA dhe Kina do të shkëputen më shpejt, dhe shumica e vendeve do të përgjigjen duke miratuar politika akoma më proteksioniste për të mbrojtur firmat vendase dhe punëtorët nga problemet globale. Bota pas pandemisë do të shënohet nga shtrëngime në lëvizjen e mallrave, shërbimeve, kapitalit, punës, teknologjisë, të dhënave dhe informacionit. Kjo po ndodh tashmë në sektorin e farmaceutikës, pajisjeve mjekësore dhe ushqimit, ku qeveritë po vendosin kufizime të eksportit dhe masa të tjera proteksioniste në përgjigje të krizës. Drejtuesit populistë shpesh përfitojnë nga dobësia ekonomike, papunësia masive dhe pabarazia në rritje. Kjo forcon trendin e radhës, impulset e forta kundër demokracisë.

Njerëzit do të bëhen më të ndjeshëm ndaj retorikës populiste, veçanërisht propozimeve për të kufizuar emigracionin dhe tregtinë. Kjo con tek tendenca e tetë: ngërci gjeostrategjik mes SHBA dhe Kinës. Me administratën Trump që bën cdo  përpjekje për të fajësuar Kinën për pandeminë, regjimi i Presidentit Kinez Xi Jinping do të dyfishojë pretendimet e tij se SHBA po komploton për të parandaluar ngritjen paqësore të Kinës. E nënta është se kjo thyerje diplomatike do të bëjë gati skenën e një lufte të re të ftohtë mes SHBA-së dhe armiqve të saj, jo vetëm Kinës, por edhe Rusisë, Iranit e Koresë së Veriut.

Një rrezik përfundimtar që nuk mund të injorohet është dhe ai mjedisor, i cili, siç ka treguar kriza Covid-19, mund të shkaktojë shumë më tepër shkatërrim ekonomik sesa një krizë financiare. Epidemitë e përsëritura (HIV që nga vitet 1980, Sars në 2003, H1N1 në 2009, Mers në 2011, Ebola në 2014-16) janë, ashtu si ndryshimi i klimës, praktikisht katastrofa të lindura nga standarde të dobëta shëndetësore dhe sanitare, abuzimi i sistemeve natyrore, etj. dhe ndërlidhja në rritje e një bote të globalizuar. Pandemitë dhe simptomat e shumta të ndryshimit të klimës do të bëhen edhe më të shpeshta, të rënda dhe të kushtueshme në vitet në vazhdim!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore