Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ekskluzive në Top Story/ Flasin heronjtë e vërtetë të infektivit, ata që janë në luftë të përditshme me Covid (VIDEO)

Top Story sjellë rrëfime të disa prej mjekëve, infermierëve dhe sanitarëve që punojnë me të sëmurët me Covid 19. Ata do të na tregojnë që nga emocionet e para personale të mbërritjes së pacientëve të parë e deri te sfidat profesionale.

Nata e 8 marsit do të mbetet për shumë kohë e ngulitur ne mendjen e atyre që u përballën të parët me rastin e pacientëve, babë e bir të prekur nga virusi.

"Ka qenë në datën 8 në darkë duke gdhirë data 9. Bashkë me shefe Najadën kemi qenë në pritje të pacientëve dhe sigurisht që unë isha e emocionuar pasi dukej sikur gjithçka ishte ndryshe nga herët e tjera. Ai momenti i parë ishte emocionues kur u bë intervista e parë nga shefja për të marrë anamnezën e pacientëve . të nesërmen pastaj unë fillova dhe shprehja emocionet e mia stafit", tregon Merita Sefa, mjeke.

"Nuk besoj se kam për ta harruar ndonjëherë atë ditën e parë të kësaj pandemie që erdhi te ne pasi Dr. Najada me komunikoi se unë do të isha mjekja që do të merresha me pacientët e parë të shtruar me covid. Janë dy ndjenja realisht. Unë përveç se jam mjeke jam edhe nënë e dy fëmijëve. Nga ana profesionale ajo është një ndjenë, që duket e çuditshme kur e thua e bukur në aspektin Professional. Nga ana tjetër është ajo e problemit familjarë, fakti I të qënit nënë e bijë dhe të duhet të sakrifikosh familjen", - tregon Nevila Gjermeni, mjeke infeksioniste

Shefja e shërbimit Najada Çomo kujton se në ato momente kishte shumë përballje në kokën e saj. Por dy kishin dominancë, shërbim sa më të mirë për pacientët si dhetë mbrohej me çdo kusht jeta e personelit.

Në përballjet e mia kishte shumë rryma që interferonin me njëra tjetrën. Paçka se për një gjë ju siguroj, se kisha dominancë që ishte puna shumë e mirë më të sëmurin dhe mbrojtja me çdo kusht e jetës së personelit. Ishte ballafaqimi i parë me një sëmundje shumë kontagjoze. Por edhe pse është veshja është frika e zhveshjes të gjitha këto janë frika që në fund përkthehen të hysh në një betejë siç je dhe të dalë numerikisht siç ke hyrë",tregon Prof. ASC Najada Çomo, shefe e sherbimit infektiv.

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/573454109943768/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore