Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Të hënën nis riatdhesimi i shtetasve shqiptarë në Austri, ja oraret

Në axhendën për riatdhesimin e shqiptarëve që kanë mbetur të bllokuar jashtë për shkak të masave stritke nga Covid-19, të hënën është radha e Austrisë.

Shtetasit shqiptarë që kërkojnë të riatdhesohen në Shqipëri nga Austria dhe vendet rrotull, kanë mundësi të udhëtojnë drejt Shqipërisë si dhe të ikin nga Shqipëria drejt Austrisë më 27 prill.

Ambasada e Shqipërisë në Pragë, Republikën Çeke ka publikuar oraret e dy udhëtimeve nga Vjena për në Tiranë.

Udhëtimet parashikohet të zhvillohen Vjenë- Tiranë në 27 prill ora 10:00 deri në 11:30. Ndërsa Vjenë – Tiranë pritet të zhvillohet nga ora 12:30-14:00 po në datën 27 prill, raporton Ata.

Të gjithë qytetarët që kërkojnë të vijnë në Shqipëri janë të detyruar të qëndrojnë 14 në karantinë në një hotel për arsye shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore