Së bashku në Kroaci, futbollisti i njohur zbulon si po kalon kohën në karantinë me Oriola Marashin (FOTO)

Vetëm pak ditë më parë, futbollisti Kosovar Eros Grezda konfirmoi për “Top Channel” lidhjen me modelen bukuroshe, Oriola Marashi.

E duket se dyshja tashmë nuk ka arsye se pse të fshihet. Madje Eros ka treguar se së bashku po kalojnë edhe këto ditë izolimi për shkak të Covid-19.

Futbollisti tregoi një ditë më parë për “Vizionin e Pasdites” se ata po qëndrojnë së bashku në Kroaci.

Madje, ata po kalojnë kohën më të mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar postimet nga i njëjti vend.

“Jam në shoqëri shumë të mirë, jam në shoqërinë e të dashurës dhe e kalojmë shumë bukur. Gjithmonë është më mirë ta kalosh kohën në shoqërinë e dikujt se sa vetëm,” u shpreh Grezda.

Gjithashtu, futbollisti tregoi se është në kushtet e një stërvitjeje intensive, ndaj nuk mund të agjërojë këtë vit, pavarësisht se është mysliman.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.