Roza dhe Dhimitër Anagnosti përcjellin mes lotësh Rikard Ljarjen: Bëmë një shkelje, por ai e meriton

Për shkak të masave që janë marrë për frenimin e Covid-19, familija e aktorit të madhe Rikard Ljarja njoftoi se ceremonia e varrimit do të jetë e ngushtë.

Por duket se ata persona që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij artistike nuk mund të mungonin në këtë moment.

Një ndër aktoret e mirënjohura që vendosi të “thyente” karantinën e të ishte e pranishme për t’i dhënë lamtumirën e fundit Ljarjes ishte, Roza Anagnosti. Ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Dhimitër Anagnosti.

Me lot në sy, Roza u shpreh se një figure e madhe si ai, duhej të përcillej ndryshe, nga duartrokitjet e publikut.

“E përcollëm, bëmë një shkelje por ai e meritonte. ikja e tij në këtë kohë ishte më e trishtë. Një figurë e madhe si ai duhej përcjellë nga i gjithë publiku me duartrokitje, por ja kjo kohë kështu që po jetojmë e pengon, nuk arritëm as lule të merrnim”, thotë e përlotur aktorja.

Kurse bashkëshorti i saj, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti nuk ka fjalë të përshkruje aktorin dhe regjisorin që do t’i mungojë të gjithëve.

“Ishte artist i madh, niveli i krijmtarisë së tij ishte shumë i lartë. Njerëzit ikin por vepra mbetet”- tha ai. /abcnews.al

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.