Në karantinë bashkë, Oriola Marashi bën tortën vetë për ditëlindjen e të dashurit futbollist (FOTO)

Prej disa kohësh, Oriola Marashi po përflitet për romancën me futbollistin Kosovar, Eros Grezda. Shkak janë bërë postimet e tyre në rrjetet sociale.

Ndërkohë pas pushimeve të nxehta në Meksikë në fillim të vitit, Oriola dhe Eros tashmë kanë vendosur që të mos fshihen më.

Futbollisti ka festuar ditëlindjen më romantike, me tortë me qirinj dhe madje është veshur nga vetë modelja për të bërë foton e 25-vjetorit.

Në një foto të fundit ku Eros shfaqet i veshur sportiv me tuta dhe një palë syze festive, ai shprehet që Oriola e ka veshur me zor.

Futbollisti nuk përmend emra, por kur Oriola publikoi foton e tortës së ditëlindjes të bërë nga duart e saj, atëherë u kuptua se dyshja është bashkë!

Madje surpriza nuk mbaron këtu, pasi ka qenë vetë modelja ajo që e ka përgatitur tortën në kushte shtëpie!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.