Sulmet e Ramës ndaj  PD-së, Tabaku: Fyerjet e tij nuk mbushin xhepat bosh

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama të lëshuara në emisionin Open në Top Channel, duke u shprehur se qeveria po e mbush popullin me gënjeshtra.

“Fatkeqësi për shqiptarët që KM në vend që të marrë masa për të kryer pagesat që ka premtuar për familjet dhe bizneset e goditura, harxhon gjithë kohën duke sulmuar opozitën. Fyerjet e KM nuk mbushin xhepat e boshatisura të shqiptarëve. Boll i lodhe njerëzit me gënjeshtra”, shprehet Tabaku.

Kryeministri Edi Rama hodhi akuza të forta ndaj opozitës, e cila sipas tij do më shumë viktima nga COVID-19 dhe më shumë halle. “Ka një dëshpërim nga PD dhe Basha që nuk ka më shumë të vdekur dhe më shumë hallë”, deklaroi kryeministri në OPEN.

Shefi i qeverisë iu përgjigj edhe akuzave të Sali Berishës, të cilin e quajti shefi i shërbimeve funerale. “Kur thuhen gjëra të tilla, me apo pa dashje shkohet në konkluzione. Lideri legjendar i PD është në kërkim të kufomave çdo ditë që flet për funerale të fshehura ku varrosen të vdekur. Ka një dijeni të drejtpërdrejtë nga shefi i shërbimeve funerale”, tha Rama.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.