“Po zgjati karantina, ky ka me…”/ Rudina nuk e lë rehat Mark Frrokun, e filmon teksa po… (FOTO)

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale gjatë këtyre ditëve të izolimit, si pasojë e koronavirusit.

Ajo herë pas here ka bërë bashkëbisedim me ndjekësit, ku ka ndarë me ta detaje të ndryshme nga jeta e saj private.

Gjithashtu ka publikuar edhe foto e video të ndryshme, duke treguar se si po i kalon këto ditë në karantinë.

E nuk kanë munguar as pamje me partnerin e saj, ish-deputetin Mark Frroku. Fillimisht publikoi video teksa ai gatuante, ndërsa një ditë më parë ka ndarë disa imazhe të tjera.

Në videot e postuara në “Instastory” nga Rudina, Frroku shihet teksa lyen hekurat e gardhit të shtëpisë. “Po zgjati edhe pak karantina, ky ka me ly gjithë lagjen”, dëgjohet të thotë aktorja teksa filmon ish-deputetin.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.