PD paraqet kërkesat, Spaho: Rama të veprojë si Kosova, të subvencionojë qiratë

Partia Demokratike kërkon që qeveria të ndjekë shembullin e Kosovës sa i përket subvencionimit të qirave për biznesin në vështirësi, në masën 50 për qind. Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho në një deklaratë për mediat u shpreh se Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që masat shtrënguese për qytetarët nuk i ka shoqëruar me masa të plota lehtësuese për ta. “Megjithëse jemi në javën e pestë të shpërthimit të epidemisë, paketa e qeverisë, megjithëse anemike dhe gjysmake, akoma nuk është zbatuar.  Biznesi i vogël që punëson me qindra mijëra qytetarë është më i prekuri, pasi pjesa më e madhe është përjashtuar nga paketa e ndihmës. Prej të paktën dy javësh i kemi kërkuar qeverisë që të miratojë një paketë tjetër, por akoma nuk ka asgjë konkrete. Qeveria vepron shumë ngadalë, qeveria jep shumë pak”, theksoi Spaho.

Sipas ish-deputetit të PD-së, kërkesat e biznesit janë të njëjtat me ato të opozitë dhe se ato duhen të dëgjohen nga ana opozitës.

“Çdo biznes i prekur nga masat anti COVID duhet të përfitojë përjashtim apo shtyrje të pagesave për detyrimet fiskale qendrore apo lokale. Qeveria duhet të subvencionojë qiratë, të paktën në masën 50%. Këtë e bën Kosova prej gati një muaji. Këtë ka mundësi financiare ta bëjë edhe Shqipëria, nëse qeveria ndihmon realisht bizneset dhe jo koncesionet e oligarkëve. Qeveria duhet të subvencionojë pagat e punonjësve për bizneset që kane rënie të ndjeshme të prodhimit dhe shitjeve të tyre. Kjo masë ndihmon mbajtjen hapur të vendeve të punës. Qeveria duhet të rishikojë skemën e garancisë sovrane për të lehtësuar realisht biznesin me kërkesa të thjeshtuara dhe norma interesi që përballohen nga buxheti”, theksoi Spaho. Për opozitën duhen të miratohen menjëherë masat e reja nga qeveria për t’i ardhur në ndihmë biznesit, duke shpëtuar kështu mijëra vende pune sot në rrezik.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.