Paralajmërimi i Oxfam/ Koronavirusi mund të varfërojë mbi gjysmë miliardi njerëz

Më shumë se gjysmë miliardi njerëz mund të goditen ekonomikisht e të varfërohen për shkak të pandemisë së COVID-19 që ka prekur ekonomitë e vendeve të tyre.

Bëhet fjalë për shtetet me ekonomi të dobët, të cilat kanë pësuar humbje të mëdha nga kjo situatë e vështirë e anë nevojë të menjëhershme për ndihmë.

Alarmi u dha nga “Oxfam”, bashkësia e 19organziatave bamirëse që vuri ën dukej faktin që impakti i mbylljes së ekonomive për të parandaluar përhapjen e virusit rrezikon që ta kthejë pasluftën kundër varfërisë me një dekadë globalisht.

Por rrezik edhe më të madh ka në Afrikë, e sidomos në atë sub-sahariane, në Afrikën e Veriut si edhe në Lindjen e Mesme, ku rrezikohet që të shkojnë 30 vite pas.

Sipas studimit të kryer nga universitetet “King’s College London” dhe “Australian National University”, një ulje me 20% në të ardhura mund të bëjë që edhe 548 milionë njerëz të tjerë të jetojnë nën shifrën $5.50 në ditë, që është edhe përkufizimi i Bankës Botërore për varfërinë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.