Pandemia/ Pompeo: Vijojmë në rrugën e udhëheqjes, 225 milionë dollarë të tjera ndihmë

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo lajmëroi se SHBA-ja do të vazhdojë që të ndihmojë shtetet në nevojë me ndihma humanitare për të përballuar pandeminë e COVID-19.

“Falë bujarisë së pashembullt të popullit amerikan dhe përpjekjeve të qeverisë amerikane, Shtetet e Bashkuara vijojnë të jenë të krye të përgjigjes në fushat e shëndetit publik dhe ndihmës humanitare ndaj COVID-19 në botë. Ne vijojmë në rrugën e udhëheqjes, me 225 milionë dollarë shtesë në ndihmë shëndetësore, humanitare dhe ekonomike, për të shtuar përpjekjet reaguese në mbarë botën”, lajmëroi Pompeo.

Deri më tani, për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën mbi 85 mijë vetë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.