Video/ Ministri Ahmetaj përtypet kur dëgjon paketën e ndihmës në Maqedoninë e Veriut

Ministri për Shtetin, Sipërmarrjen, Rindërtimin dhe sëfundmi për Covidin, Arben Ahmetaj, u shfaq sot në Opinion, për të justifikuar mijëra ankesa ndaj paketës të ndihmës për biznesin, për shkak të Covid-19.

Ahmetaj tha se do të paguhen rreth 60 mijë punonjës në sektorin privat, duke thënë se kjo paketë ishte efiçente për të ndihmuar biznesin.

Por, në një lidhje direkte, Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi vuri në siklet ministrin Ahmetajt, me shifrat që publikoi për paketën e ndihmës.

Bekteshi tha se paketa e tyre ekonomike për përballimin e pasojave të pandemisë së koronavirusit përfshin 250 mijë punonjës, ndryshe nga Shqipëria që përfshin vetëm 60 mijë.

Vlera e paktës  financiare në Maqedoninë e Veriut është 120 milionë euro”, tha Bekteshi ndërsa në të parën ai shtoi se ishin “subvencionuar kontributet në sektorët më të goditura.”

Kur u përballë me këtë shifër, Ahmetaj u përtyp nga sikleti, pasi një shtet shumë herë më i vogël se Shqipëria, ndihmon më tepër biznesin. Ai e pyeti sërish kolegun maqedonas për fondin që kishte alokuar për biznesin dhe në disa momente shihej tensioni që Ministri Ahmetaj kishte në studio.

Kohët e fundit, Ministri i Covidit, Arben Ahmetaj, është vënë në kritika të forta për mënyrën selektive që do të përdoret për mbështetjen e biznesit, me 100 milionë euro kredi. Përveç dyshimeve për selektivitet, akuzat janë se biznesi po falimentohet duke i detyruar të marrin kredi mbi kredi.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut po harton një paketë të dytë ku do të paguajë edhe sigurimet shoqërore, një kërkesë e artikuluar edhe ndaj qeverisë shqiptare, por në mënyrë kategorike e ka refuzuar këtë propozim.

Maqedonia e Veriut ka parashikuar gjithashtu një fond për turizmin, rreth 2.5 milionë euro tha Bekteshi për të mbështetur agjensitë e udhëtimit, hotelierët dhe gastronomët. Atje është aplikuar gjithashtu sistemi i voucher për qytetarët që të mos humbin paratë e tyre në prenotime.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.