Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Deklarata skandaloze e gazetarit të njohur: Kot që t’i shpëtojmë pleqtë, obezët dhe duhanpirësit

Në fillim gafa dhe më pas ndjesa e vonuar, pasi deklarata e tij shkaktoi zhurmë të madhe. "Po shpëtojmë 80-vjeçarët, obezët dhe duhanpirësit. Është mirë që të peshohen interesat, pasi kushedi sa dëm ekonomik do të sjellë shpëtimi i njerëzve që me siguri do të vdesin brenda dy vitesh".

Është kjo deklarata e bërë nga gazetari Jort Kelder, me anë të një postimi në Tëitter, duke folur për emergjencën e koronavirusit. Mesazhi i 55-vjeçarit holandez, ngjalli polemika të shumta, për shkak se Kelder është mik i afërt me Kryeministrin Mark Rutte, shkruan noa.al.

Pas valës së kritikave, ai u mundua që të riparojë gabimin duke shkruar, "Nuk po këshilloja të vriten të moshuarit dhe obezët. Por le të mundohemi ti ndihmojmë, por duhet ti kushtojmë vëmendje edhe ekonomisë. Mendojmë gjithnjë për shëndetin, por a jemi të sigurtë se ka më shumë prioritet se ekonomia?".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore