Deklarata befasuese/ Guvernatori i Nju Jorkut: Virusi, djalli i njëjtë si 11 shtatori!

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka thënë se koronavirusi është duke u zgjeruar në këtë shtet “me paqartësinë e njëjtë, djallin e njëjtë, sikurse të 11 shtatorit”.

Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 kanë qenë “shkatërruese, shumë tragjike, mirëpo ne kemi humbur më shumë banorë të Nju Jorkut për shkak të këtij vrasësi të heshtur”, ka thënë guvernatori në një adresim për media.

Ai ka shtuar se nga sëmundja Covid-19 që shkakton koronavirusi, ka lënë të vdekur 7,067 shtetas të Nju Jorkut, apo tre herë më shumë në krahasim me 2,753 sa kishin vdekur më 2001. Kjo deklaratë është bërë në ditën kur është raportuar për 779 vdekje tjera nga kjo sëmundje.

“Kjo gjë është shokuese dhe tejet e dhimbshme”, ka thënë Cuomo. Ai ka thënë se Nju Jorku, njëherësh epiqendra e virusit të Shtetet e Bashkuara është duke “përjetuar ulje të lakores”. Ai u ka bërë thirrje sërish banorëve të Nju Jorkut që të mbajnë distancë fizike./Rel

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.