‘Çmendet’ mjeku, tentoi të mbyste 18-vjeçaren se nuk ruajti ‘distancën sociale’

Një mjek ka dhunuar barbarisht një grup vajzash pasi nuk respektuan rregullat e distancimit social.

57 vjeçari John Rademaker, nga Kentucky në SHBA u filmua teksa dhunonte një grup vajzash të reja, ndërsa pamjet shokuese u bërë virale ne mediat sociale.

Burri fillimisht debatoi me vajzat, pasi sipas tij, nuk po ruanin distancën sociale për parandalimin e epidemisë.

Përballja përkeqësohet më tej dhe ai e godet njërën nga vajzat , e pasi ajo bie përtokë e ai e kap për fyti. Vajzat e tjera i luten që të ndalojë sulmin dhe një prej tyre thërret policinë, e cila më pas e arreston mjekun.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.