Beteja me Covid 19/ “Çfarë i lashë amanet bashkëshortit, nëse vdisja e para”

Tom dhe Rita Hanks u prekën të dy nga koronavirusi, por e kaluan me sukses këtë sëmundje. Para Covid, bashkëshortja Rita është përballur edhe me kancerin e gjirit, prandaj frika se nuk do t’ia dilte, ishte shumë e madhe.

Prandaj ajo kërkoi dy gjëra nga bashkëshorti i saj Tom Hanks nëse do të vdiste e para. Pas shërimit të saj, e ftuar në programin “Kelly Clarkson Shoë”, ajo tregoi për bisedat serioze që bëri me Tom ato kohë:

“E para i thashë, dua që ti të jesh i hidhëruar për shumë kohë për mua. Së dyti, nuk dua një funeral të zakonshëm, por një festë. Dua që njerëzit të mblidhen, të argëtohen, të tregojnë histori, pra të duket si një festë jo si mort“, rrëfeu Rita e cila në fakt doli fitimtare nga kjo betejë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.