Wuhani “ndez” trenat e parë pas izolimit, së shpejti nisin edhe fluturimet (Foto)

Me një popullsi prej 11 milionë banorësh, Wuhani po shijon më në fund lirinë, pas rreth 3 muajsh në izolim. Sot në orën 5 të mëngjesit me kohën lokale, u nisën dhe trenat e parë nga vatra e shpërthimit të pandemisë globale.

Për fat të mirë ky qytet nuk shënon më të infektuar nga koronavirusi, duke bërë që gjithçka t’i rikthehet normalitetit.

Gjithashtu, për herë të parë pas izolimit pritet të nisin edhe fluturimet. Raportohet se së shpejti do të udhëtojnë 800 persona, duke i dhënë fund totalisht bllokimit në qytetin që infektoi mbarë botën.

Kina mbylli qytetin e Wuhan më 23 janar, kur u zbulua se virusi vdekjeprurës Covid-19 kishte filluar atje.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.