U ndërtua për të “shpëtuar” shpirtrat, Katedralja e famshme e Nju Jorkut kthehet në spital

Katedralja e famshme e Shën Gjonit Hyjnor në Manhattan do të bëhet spital i përkohshëm gjatë krizës së koronavirusit në Neë York. Besohet se hapësira në Katedrale do të lejojë të paktën 200 shtretër.

Punimet kanë filluar dhe pacientët e parë mund të shtrohen duke filluar nga mesi i javës që vjen. Transformimi i katedrales së famshme që ndodhet afër Columbia University është një nga ngjarjet që simbolizojnë kohën që po jetojnë. E ndërtuar për të shpëtuar shpirtrat, ajo do të përdoret për të shpëtuar trupat.

Historia e kësaj Katedraleje është temë për një shkrim tjetër, por sa për kuriozitet, kjo është për nga hapësira e gjashta kishë më e madhë në të gjithë botën. Dyshemeja është 11 mijë e dyqind metra katrorë.

Megjithë madhështinë e saj, ka mbetur e pambaruar. Filloi të ndërtohej në 1892 dhe u la disa herë “përgjysëm”. Ka ndryshuar karakter arkitektonik e fetar disa herë, e në kuadrin e këtyre ndryshimeve mbase nuk është edhe shumë për t’u çuditur që po kthehet tani në spital.

Financuese e projektit është përsëri organizata e krishterë Kuleta e Samaritanit që po ndërton edhe spitalin e përkohshëm në Central Park, shkruan gazeta “Illyria”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.