Tragjedi në Iran/ 600 vetë humbin jetën, konsumuan alkool pas lajmit se kuronte Covid 19

Qindra njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë helmuar në Iran pasi pinë alkool me përqëndrim të lartë, për shkak se besonin se kjo mund të kuronte koronavirusin.

E gjithë kjo ndodhi pas një lajmi të rremë që u përhap me shpejtësi në mbarë vendin islamik, ku thuhej se alkooli industrial mund të shëronte koronavirusin.

Zëdhënësi i gjykatës iraniane, Gholam Hossein Esmaili, raportoi se deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 600 njerëz, ndërsa rreth 3 mijë të tjerë ndodhen në spital, me shenja helmimi.

“Shifrat janë shumë të larta dhe përtej pritshmërimeve tona. Konsumi i alkoolit nuk është kurë, por mund të jetë vdekjeprurës”, tha ai.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve Tasnim, Esmaili tha se shumë persona, që dyshohet se përhapën lajmin e rremë, janë vënë në pranga tashmë. Irani është vendi më i prekur nga Covid-19 në Lindjen e Mesme, pasi ka konfirmuar mbi 62 mijë raste të virusit dhe 3872 vdekje.

Deri më tani mjekët nuk kanë identifikuar kurë shërimi për koronavirusin, por kanë rekomanduar një numër të kufizuar medikamentesh, të cilat mund të ndihmojnë për të lehtësuar simptomat.

Në 24 orët e fundit Irani konfirmoi 2089 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 62,589 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.