Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ronaldinho del nga burgu, ja shuma e majme që pagoi (Foto)

Ditë të bardha për ish-futbollistin brazilian, Rinaldinho, i cili ka lënë ambientet e burgut të kryeqytetit të Paraguait, Asuncion, për të qëndruar në arrest shtëpie në një hotel.

Ai ishte ndaluar bashkë me vëllanë e tij Roberto de Asis Moreira që më 15 mars nga autoritetet e këtij vendi me akuzën e falsifikimit të dokumenteve  (ishin futur në Paraguai me pasaporta të falsifikuara).

Sikurse njoftojnë mediet në Brazil, Ronaldinho dhe vëllai i tij kanë paguar 1.6 milionë euro si garanci për të dalë nga burgu. Dy vëllezërit do të kontrollohen ditë e natë nga policia, që të mos arratisen nga Paraguai, shkruan Supersport.

Arrestimi i tij bëri bujë në mediet ndërkombëtare për faktin se është një personazh shumë i njihur i botës së futbollit. Edhe në kushtet e heqjes së lirisë 40-vjeçari tregoi klasin e tij, duke triumfuar në një turne kalçetoje brenda burgut, por më pas u eliminua në sfidën në çift në futboll-volley, kundër një vrasësi dhe një hajduti.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="1024167,1024168,1024169,1024170,1024171"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore