Rama nxjerr grafikun: Armiku është pas dere, por shumë shpejt do dalim fitimtarë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik të rasteve me koronavirus në Shqipëri, ku shihet se 10 ditë e fundit ka një rënie graduale të shtrimeve në spital të pacientëve me COVID-19.

Rama shkruan se po vazhduam me këtë ritëm, do dalim më shpejt fitimtarë në luftën ndaj koronavirusit, si dhe me kokën lart.

Deklarata e Ramës

SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID👍

*Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur; e dyta, duhet të vazhdojmë kështu, me durim të madh, sepse armikun e kemi pas çdo porte; e treta; po vazhduam kështu do të dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë, më të mirë, më të fortë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike🙏

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.