Kush është Eric Yuan, CEO i Zoom që bëri 4 milionë dollarë brenda 3 muajsh!

Krijuesi dhe drejtori ekzekutiv i aplikacionit të video-konferencave Zoom, Eric Yuan është futur për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes. Yuan është vlerësuar me një vlerë neto prej 5.5 milion dollarësh, 4 milionë prej të cilave i shtoi vetëm përgjatë 3 muajve të fundit, sipas raportit të Forbes për njerëzit më të pasur në botë.

 Aksionet e Zoom u rritën me 135% në mars, duke kapur një shumë historike prej 159.56 dollarësh për aksion, çka bëri që kompania të vlerësohet në rreth 31 miliardë dollarë. Kjo rritje kaq progresive është shkaktuar nga shtimi i përdoruesve të aplikacionit, për shkak të karantinimit të botës që po ruhet nga coronavirusi. Aplikacioni vazhdon dhe përdoret edhe nga lider botëror, edhe pasi është akuzuar disa herë për shkelje të rënda privatësie.

 Eric Yuan është 49-vjeç dhe ka imigruar nga Kina për në SHBA që në vitin 1997, atëherë dhe ku ka filluar të punojë për video-konferencat. Ai ka punuar në WebEx para se të blihej nga Cisco në 2007-ën, më vonë ka shërbyer si zëvendës-president në Cisco para se të krijonte Zoom në 2011./scan

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.