“Po, unë kam frikë…dhe po jetoj nën terror!”/ Mjekja e tronditur flet për Covid 19 (FOTO)

Vajza që shihni në foton më lart, është Cecilia Bartalena, 35 vjeçe, e cila punon në repartin e urgjencës së Spitalit Cisanello në Pisa, Itali. Kjo foto e publikuar nga Reuters, është realizuar nga bashkëshorti i saj, muzikanti Lorenzo Marianelli, më 31 Mars 2020. Mjekja po pushon me duart në fytyrë pasi ishte kthyer në shtëpi nga një turn i gjatë.

Mjekja që trajton të prekurit me koronavirus, jeton në terror, mes betimit që ajo ka bërë për të shëruar të sëmurët dhe frikën se mund të infektojë njerëzit që i do.

Bartalena thotë se nuk ndihet si heroinë – megjithëse vlerëson faktin që italianët e kanë futur atë dhe kolegët e saj në atë piedestal – dhe ajo nuk ka turp të thotë se ka frikë.

“Pjesa më e vështirë është të qëndrosh larg teje, i thotë ajo bashkëshortit që e fotografon, është e vështirë sepse Petra nuk e kupton situatën. Është e vështirë t’i shpjegosh një fëmije 4-vjeçare që jemi të mbyllur brenda një spitali për shkak të koronavirusit. Nëse Petra më përqafon, jam e terrorizuar që pas 15 ditësh ajo mund të sëmuret ose nëse dëgjoj Lorenzon të kollitet, mendoj se është faji im. Kështu që duhet të përpiqem të racionalizoj situatën dhe të mendoj se po e bëj të gjithë këtë për një më mirë më të madhe”, thotë ajo.

Sa herë që hyn në repartin e koronavirusit – i cili është i izoluar nga pjesa tjetër e spitalit – ajo i bën vetes të njëjtën pyetje – “Përse po e bëj këtë?”. Përgjigja e shpejtë është “sigurisht jo për para”, thotë ajo.

“Sigurisht që nuk e bëj për shkak të pagës apo detyrimit etik, që po dështon për momentin. Unë e bëj atë për pacientët sepse nuk kanë zgjidhje tjetër. E bëj vetëm për ta dhe gjithashtu për të gjithë kolegët e mi, dhe mendoj se kolegët e mi e bëjnë këtë për të njëjtën arsye./Reuteurs

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.