Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

"Nuk dëgjohet qartë", mbledhjet online të Kuvendit me probleme, ja 12 rastet (Dokumenti)

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi dje dy dekrete për kthim ligjesh të presidentit Ilir Meta, ai i njohur si ligji KÇK dhe ai për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë.

Vendimmarrja nga deputetët u mor online, por Instituti i Studimeve Politike ka konstatuar një sërë parregullsish që cënojnë transparencën në vendimmarrje dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Shqetësimi kryesor është mosaksesi i medias në mbledhje dhe në dokumente, si dhe paqartësitë në komunikim, ku mbizotërojnë në shumice fjalët “nuk dëgjohet qartë”

Në raportimet e djeshme në mediat televizive asnjë prej tyre nuk kishte pamje filmike ilustruese, një tregues se media nuk ka pasur aksesin e nevojshëm për verifikimin e mbledhjeve, debateve dhe vendimmarrjes, edhe në raste të tilla me rëndësi, siç ishin rrëzimi i dy dekreteve për ligjet e mësipërme, për të cilat shoqëria civile vazhdimisht ka ngritur shqetësime.

ISP ka sjellë një ilustrim nga mbledhja e parafundit e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, komisioni më i rëndësishëm në procedurën parlamentare. Siç shihet, vetëm në një faqe ka 12 raste kur fjalitë & fjalët e relatorit të ligjit mungojnë, nuk dëgjohen ose nuk kuptohen.

"Ky është një dokument zyrtar dhe nëse praktika të tilla vijojnë në këtë formë, dokumenti humbet vlerën e të qenit zyrtar, aktet e miratuara humbasin vlerën e praktikës ligjore dhe vetë Kuvendi humbet shumë në besueshmërinë e punimeve dhe të produkteve ligjore të tij", nënvizon ISP.

[gallery ids="1024280,1024281"]

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore